Skip to content Skip to footer

Jonida Dyrmishi

Menaxhere Projekti

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Jonida Dyrmishi është koordinatore projekti në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe është e angazhuar me projektin SMART Balkans.

Jonida ka përfunduar studimet Master Shkencor në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka një përvojë profesionale prej 15 vitesh në sektorin publik në Shqipëri ku ka punuar në role të ndryshme si: Specialist Prokurimesh për Fondet IPA, Përgjegjës Sektori për Kontraktimin dhe Zbatimin e Projekteve IPA dhe Drejtor për Kontraktimin dhe Monitorimin e Zbatimit të Projekteve IPA, nën modalitetin e menaxhimit indirekt të fondeve IPA për Shqipërinë, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Jonida ka një eksperiencë të gjerë në menaxhimin e projekteve grant në përfitim të organizatave të shoqërisë civile, por jo vetëm.

Ajo zotëron gjuhët: shqip (amtare), anglisht, italisht dhe ka njohuri të nivelit mesatar në gjuhën frënge.