Skip to content Skip to footer

Endrita Shehu

Oficere Projekti "SMART Balkans" / Hulumtuese

Address: Rr. Shenasi Dishnica

Endrita Shehu punon si Oficere Projekti për “SMART Balkans” dhe si hulumtuese për progamin e IDM-së “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor”. Ajo është angazhuar prej disa vitesh në sektorin e shoqërisë civile dhe ka përvojë në punën kërkimore kushtuar procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian; rritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e urave të komunikimit me palët e interesuara për negociatat dhe dimensionin ekonomiko-social të procesit të integrimit. Para se t’i bashkohej skuadrës së IDM-së, Endrita ishte Hulumtuese Politikash pranë Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Ajo ka eksperiencë në zbatimin dhe monitorimin e rezultateve të projekteve të zbatuara në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe aftësitë e nevojshme për mentorim, përkthim dhe redaktim artikujsh, të përvetësuara si pjesë e stafit të (eurospeak.al dhe lawjournal.al). Për një periudhë të shkurtër kohe, Endrita ishte pjesë e projektit SEI duke kontribuar në përgatitjen dhe menaxhimin e sistemit të informacionit për Integrimin Evropian.

Ajo është diplomuar për “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin Teknik Yildiz me bursë të plotë (YTB). Aktualisht, Endrita po ndjek masterin shkencor në “Shkenca Politike” të profilizuar në Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe (amtare), anglisht, serbisht, turqisht dhe italisht (bazë).