Skip to content Skip to footer

Elsa Dautaj

Oficere Projekti

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Elsa është Oficere Pojekti në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Ajo iu bashkua ekipit të IDM në Gusht 2023 dhe është përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve në nivel lokal dhe mban komunikimin me Institucionet Vendore, për të mbështetur zgjerimin dhe promovimin e modelit “Shkolla Qendër Komunitare”.

Elsa është specializuar në fushën e Gazetarisë dhe Komunikimit. Ajo ka një përvojë të gjerë në shoqërinë civile që prej vitit 2016, duke punuar si koordinatore projektesh dhe specialiste komunikimi.

Më tej, Elsa ka zgjeruar njohuritë e saj teorike dhe praktike me fokus në fushën e medias, shoqërisë civile, pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, çështjeve gjinore, edukimit dhe vullnetarizmit duke marrë pjesë në programe trajnimi, vizita studimore dhe konferenca brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Veçanërisht, Elsa ka njohuri të thelluara në Gazetarinë Investigative ku mban edhe autoresinë për disa artikuj.