Skip to content Skip to footer

Armela Xhaho

Hulumtuese e lartë (Phd)

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania
Armela Xhaho u bë pjesë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim si hulumtuese në mars 2017.
Përpara se t’i bashkohej skuadrës IDM, Armela punoi si PhD Research fellow në qendrën kërkimore të UNYT, duke koordinuar të gjitha aktivitetet kërkimore dhe punën në terren me migrantët e punës dhe aktorët e politikës në Greqi, Gjermani dhe Zvicër. Armela ka mbi 12 vjet përvojë të konsoliduar në sektorin e shoqërisë civile, duke koordinuar projekte kërkimore kombëtare dhe shumëpalëshe në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirjes sociale, gjinisë dhe transparencës. Ajo ka zhvilluar kompetenca të forta në menaxhimin e ciklit të projektit, procesin e mbledhjes së fondeve, ngritjen e kapaciteteve dhe avokimin e politikave, metodologjinë e kërkimit, përpunimin e të dhënave, kodimin dhe analizën përmes programeve softuerike cilësore/sasiore. Për më tepër, përvoja e saj në mësimdhënie përfshin 4 vite si lektore në Universitetin e Tiranës, UNYT dhe universitete të tjera private në Shqipëri. Përveç kësaj, aktivitetet e saj kërkimore ndërdisiplinore përfshijnë pjesëmarrjen në shumë programe kërkimore si studiuese vizitore, anëtare të bordit shkencor dhe eksperte lokale për çështjet gjinore dhe migracioni. Ajo ka botuar më shumë se 25 artikuj, duke përfshirë punime akademike në revista shkencore dhe dokumente politikash.
Armela Xhaho është aktualisht një hulumtuese PhD në Universitetin e Groningenit, Holandë. Ajo ka përfunduar Masterin e saj në Studime Gjinore, nga Universiteti i Evropës Qendrore, Budapest në 2011 dhe BA në Psikologji nga State University of New York/Empire State College & University of New York Tirana (UNYT) në 2008. Interesat e saj kryesore kërkimore janë të drejtat e njeriut. çështjet gjinore, migracioni, përfshirja sociale, hartimi i politikave të bazuara në fakte dhe mirëqeverisja.
Publikime: