sqen

Takime informuese mbi “Radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm” në Shqipëri

radical picIDM ka inicuar së fundi një proces brendësimi dhe advokimi ndërmjet institucioneve në nivel qendror mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.

Në kuadër të këtij procesi, IDM organizoi dy takime informimi dhe diskutimi më datë 9 dhe 13 Tetor 2015. Sesioni i parë u realizua me përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe institucioneve në varësi, duke përfshirë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Shërbimi Kombëtar për Rininë), Qendra Kombëtare për Inventarizimin e Pasurisë Kulturore, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Komitetin Shtetëror të Kulteve, Ministrinë e Zhvillimit Urban, Ministri për Çështjet Vendore (Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale). Sesioni i dytë i informimit u organizua me përfaqësues të institucioneve të sektorit të sigurisë dhe zbatimit të ligjit si: Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Kuvendi (Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare), Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, Presidenca.

Në këto takime, bazuar dhe në gjetjet e studimit, janë nxjerrë në pah problematikat dhe nevojat e bashkëpunimit ndërinstitucional nëfoto radikal promovimin e vlerave dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërfetar, rritjen e ndërgjegjësimit, kryesisht ndërmjet të rinjve mbi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare, rritja e informacionit mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Parandalimi i këtij fenomeni ishte në qendër të diskutimeve me pjesëmarrësit të cilët sugjeruan një sërë masash si : adresimi i problematikës së objekteve të paligjshme të kultit, bashkëpunim më i madh ndërmjet komuniteteve fetare, Komitetit Shtetëror të Kulteve dhe institucioneve të tjera të qeverisjes vendore e qendrore, ngritjen e mekanizmave për hulumtimin dhe monitorimin e nxitësve/ propaganduesve të këtij fenomeni, përfshirjen e institucioneve të tjera përveç atyre të sigurisë në procesin e parandalimit të këtij fenomeni dhe ndërgjegjësimi i tyre mbi rëndësinë e kësaj përfshirjeje, monitorimi i kurrikulave fetare.