Skip to content Skip to footer

Siguria Kombëtare dhe Llogaridhënia:  Të gjesh baraspeshën e duhur

Prill 2021 – Klasifikimi i informacionit është një mekanizëm i rëndësishëm që përdoret nga qeveritë e shteteve të ndryshme për të mbrojtur qytetarët dhe interesat kombëtare. Megjithatë, kur regjimet e klasifikimit prodhojnë sasi tejet të mëdha informacioni sekret, ato mund të ndikojnë në qeverisjen demokratike dhe të vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Rrjedhimisht, nga njëra anë “mbiklasifikimi” mund të çojë në ulje të mbikëqyrjes, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e sigurisë, ndërkohë që nga ana tjetër i pengon agjencitë e sigurisë të ndajnë informacione me shpejtësi dhe të zbulojnë rreziqet e sigurisë në kohën e duhur.

Fatkeqësisht, në rastin e Shqipërisë, nevoja për të ruajtur sekretin kombëtar merr ende një vëmendje të tepruar në krahasim me të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për vendimet që merren në emër të tyre.

Kështu, njësoj si për institucionet e tjera publike, ky dokument politikash evidenton si po aq të rëndësishme për agjencitë e sektorit të sigurisë që të zbatojnë një qasje të balancuar ndaj informacionit të klasifikuar: një qasje që siguron kompromisin e duhur mes mbrojtjes së sigurisë kombëtare ofrimit të qeverisjes së mirë duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie.

Klikoni për të shkarkuar dokumentin e politikave në anglisht dhe shqip.