Skip to content Skip to footer

Studimi: Standardet e Punës në Shqipëri 2016

 

Përgjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme në drejtim të përmbushjes së standardeve të punës, së paku për sa i përket kuadrit ligjor dhe të politikave. Megjithatë, evidenca prima facie dëshmon se respektimi i standardeve të punës vijon të mbetet problematik në praktikë duke marrë trajta veçanërisht shqetësuese në sektorë të caktuar të ekonomisë dhe midis kategorive më të rrezikuara të punëtorëve.

IDM ka ndërmarrë një hulumtim për të vlerësuar ecurinë e zbatimit të standardeve të punës në Shqipëri dhe për të hetuar mbi mangësitë aktuale në aspektin e politikave, për t’i ardhur kështu në ndihmë politikë-bërjes së informuar dhe hulumtimeve të mëtejshme në fushën e marrëdhënieve të punës. Studimi është përqëndruar në zbatimin e standardeve të punës në tre sektorë: sektori i minierave dhe guroreve, sektori i ndërtimit dhe sektori fason.

Shkarkoni studimin e plotë këtu. Shkarkoni studimin e plotë ne shqip këtu. Per variantin anglisht te studimit klikoni ketu.

Ky publikim është pjesë e projektit “Promovimi i standardeve të punës në Shqipëri” mbështetur nga Olof Palme International Center në Shqipëri nëpërmjet financimit të Qeverisë Suedeze. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi e autorëve dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e Olof Palme International Center apo Qeverisë Suedeze.