Donatori: Komisioni Evropian (TEMPUS IV)
Partnerët: Universiteti i Readings (Angli), Universiteti i Helsinkit (Finlandë). Universiteti i Wageningen (Holandë), Universiteti Çek i Shkencave të Jetës (Republika Çeke.
); Universiteti Shtetëror i Tetovës (Maqedoni); Universiteti Goce Delcev (Maqedoni); Universiteti Bujqësor i Tiranës (Shqipëri), Universiteti Fan S. Noli; ( Shqipëri); Universiteti Singidunum (Serbi); Universiteti i Novi Sadit (Serbi); Universiteti i Banja Lukas (BiH); Universiteti i Sarajevës (BiH); Federata e Fermerëve (Maqedoni); Fondacioni Agro-qendra për Arsim (Maqedoni); Shoqata e Fermerëve Moba (Serbi); Natura Balkanika (Serbi); Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Shoqata Agro-Ambientaliste Shqiptare (Shqipëri. Agjencia për Bashkëpunim, arsim dhe Zhvillim (BiH); Qendra për Zhvillim Rural dhe Bujqësor (BiH); Grupi i Punës Rajonal për Zhvillimin Rural të Evropës Juglindore (organizatë ndër-qeveritare e vendeve të Ballkanit).
Iniciativa rajonale “Rrjeti për zgjerimin Rural nëpërmjet Reformës së Kurrikulës” (ËBREN) është një projekt ndërmarrë në kuadër të programit Tempus IV i cili do të adresojë mungesën dhe nevojën për një kurrikulë të zhvillimit rural dhe reformave në rajonin e Ballkanit Perëndimor me anë të trajnimit, zhvillimit dhe implementimit të programeve të zhvillimit rural duke ndjekur dy drejtime: edukimin rural formal dhe atë informal. Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar i IDN-së, si pjesë e një konsorciumi ndërkombëtar do të japë ekspertizë për zhvillimin rural dhe do të koordinojë implementimin e aktiviteteve të projekteve në Shqipëri. Projekti bazohet në të kuptuarin se edukimi mbi reformën për zhvillimin rural është kryesor për pajisjen e aktorëve përkatës brenda dhe jashtë institucioneve të arsimit të lartë me mundësinë për të ndërtuar një kuadër për aderimin në BE dhe për të përmbushur qëllimet e Strategjive për Zhvillimin Rural të secilit prej vendeve të përfshira. Duke ndërtuar këto kapacitete, qëllimet e përgjithshëm të zhvillimit rural dhe të progresit në komunitetet tona rurale do të bëhen realitet.
Prandaj, gjatë tre vjetëve në vazhdim projekti do të (1) zhvillojë dhe përmirësojë kompetencat e profesionistëve të arsimit jo-formalë, të cilët do të krijojnë dhe japin trajnime modularë jo-formalë për aktorët në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural; (2) prezantojnë një Certifikatë ndër-disiplinare në përputhje me kriteret e ECTS-ve në Projektet e Zhvillimit Rural për Institucionet më të Mira të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor; (3) Vendosë Qendra për Zhvillimin Rural në të gjitha institucionet kryesore të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor të cilat mbështetin programin e QZHR-ve dhe aktivitetet përkatëse, dhe (4) të shtojë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet krijimit të Rrjetit për Shtrirje/zgjerim Rural të Ballkanit Perëndimor.