Zona: Shqipëria
Donatori: Fondacioni Westminster për Demokraci, MB
Rrethuar prej mosbesuesish në efikasitetin e ndërlidhësit komunitar si një strukturë që do të qëndrojë ndërmjet qeverisjes vendore dhe komunitetit të qytetarëve, IDN-ja me mbështetjen FËD-së zhvilloi një program kombëtar për shtimin e vizibilitetit, ndarjen e vizionit dhe përmirësimin e procedurave drejt një roli të ri të ndërlidhësit komunitar që do të ndante vizionin dhe përmirësonte procedurat drejt një roli të ri të ndërlidhësit komunitar i cili do të mbushte një boshllëk të madh dhe do të ishte mediator ndërmjet qytetarëve dhe strukturave të qeverisjes vendore. Roli i ndërlidhësit komunitar është vendosmëria e tij në mbështetje të aktivitetit të strukturave të zgjedhura qeverisëse dhe të administratës përkatëse në lidhje me:
- Organizimin dhe mobilizimin e komunitetit,
- Partneriteti në implementimin e ligjit,
- Përmbushja e detyrave që i delegohen nga strukturat kompetente.
Bazuar në eksperiencën ekzistuese në Tiranë dhe Shkodër ku ndërlidhësi komunitar ka funksionuar (në formë të përhershme0 si një lehtësues me kohë të pjesshme i qeverisjes vendore gjatë dhjetë vjetëve të fundit, projektet e IDN-së u hartuan me synime në nivel kombëtar.
Projekti përmbushi hartimin e detyrave institucionale që duhen zhvilluar nga një ndërlidhës komunitar dhe hapi një diskutim kombëtar ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale mbi mënyrat më të mira të mundshme për të institucionalizuar dhe për të vendosur në funksion në mënyrë efikase këtë strukturë si një ndërmjetësues ndërmjet komuniteteve të nivelit bazë dhe qeverisjes vendore. Një komponent i rëndësishëm i punës së bërë e cila ka më shumë rëndësi për përmbushjen me sukses të misionit të Ndërlidhësit Komunitar është përmirësimi i përzgjedhjes së tyre dhe i kritereve për zgjedhjen e tyre.
Një proces i konsultimit qytetar dhe i aprovimit të Ndërlidhësit Komunitar mbetet kryesor për të gjitha palët dhe për suksesin e tij/ Edhe pse pjesa e dytë e kohëzgjatjes së projektit u zhvillua në një mjedis problematik para-zgjedhor të qeverisjes vendore, raportet tregojnë që një numër i madh bashkish të tjera si Lushnja, Berati, Kuçova, Laçi, Fieri, Peshkopia, Pogradeci janë duke institucionalizuar këtë strukturë.
Udhëheqësit e grupit kombëtar qeveritar të ekspertëve mbi decentralizmin kanë rënë dakord për të vendosur këtë ide në agjendën e vitit 2007. Ndërsa publikimi “Rroli i Ndërlidhësit Komunitar në Demokracinë Vendore” është njohur zyrtarisht dhe është referuar nga ekipe ndërkombëtare projektesh në kuadër të luftës kundër pa-ligjshmërisë, në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Kryeministrit.
IDN-ja ka të gjithë vullnetin e duhur për të ndërtuar mbi historitë e suksesit dhe për të punuar me strukturat reformatore të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore në të gjithë vendin derisa këto struktura të funksionojnë në mënyrën e duhur që t’ju shërbejnë pjesëmarrjes së qytetarëve dhe partneriteteve për përmirësimin e zbatimit të ligjit, të ndërtojnë kohezion social në nivelin bazë, të zhvillojnë skema efikase të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisjes lokale dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës në nivel komunitar.