Skip to content Skip to footer

Nxitja e Pjesëmarrjes Qytetare në Vendimmarrjen Vendore përmes Krijimit dhe Funksionimit të Observatorit Vendor

Departament: LGID
When: 1 Qershor, 2013 to 1 Janar, 2014
Project Description: 

Ky projekt i financuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur – Shqipëri zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës dhe Bashkinë Shijak
Qëllimi

Qëllimi i këtij projekt-propozimi lidhet me fuqizimin e demokracisë në nivel vendor përmes rritjes dhe përmirësimit të pjesëmarrjes qytetare në proceset monitoruese dhe krijimit të një sistemi monitorimi efiçient në Bashkinë Shijak.
Objektivat

Objektivi Specifik 1: Ndërgjegjësimi publik mbi pjesëmarrjen qytetare në proceset   vendimmarrëse vendore dhe rritje e besueshmërisë tek organet e zgjedhura të Qeverisjes Vendore;

Objektivi Specifik 2:  Rritja e kapaciteteve monitoruese përmes Observatorit Qytetar dhe ndikim i drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së programeve publike vendore dhe të produkteve përkatëse ;

Objektivi Specifik 3: Rritja e nivelit të transparencës publike, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së Qeverisjes Vendore përmes rritjes së efiçences dhe efektivitetit ne perdorimin e fondeve publike dhe shmangjes së parregullsirave dhe korrupsionit në përdorimin e parave publike;
Aktivitetet kryesore

1.Identifikimi i aktorëve që do të përfshihen në Observatorin Qytetar

2.Organizimi i takimeve konsultative me aktorët e pushtetit vendor dhe ata jo-publikë

3.Organizimi i forumeve të hapura në Bashkinë Shijak

4.Hartimi i një guide mbi ndërtimin e “Observatorit Qytetar” në Bashkinë Shijak në përputhje me veçoritë e zonës përkatëse dhe nëpërmjet konsultimit me aktorët e pushtetit vendor dhe me strukturat vendore jo-publike si OShC-të dhe grupe interesi të tjera.

5.Trajnimi i aktorëve sipas kategorive të monitorimit ku do të marrin pjesë, specifikisht: (monitorimi i veprimtarisë administrative të Bashkisë, monitorimi i shërbimeve publike të ofruara prej saj, monitorimi i buxhetit vendor, monitorimi i pjesëmarrjes qytetare)

6.Ngritja e Observatorëve Qytetarë  në Bashkinë Shijak ku shtrihet projekti dhe organizimi i Grupeve të Observatorëve sipas kategorisë së monitorimit

7.Hartimi i Planit të Punës së Observatorëve Qytetarë sipas secilës kategori monitorimi

8.Zbatimi i Planit të Punës së Monitorimit nga Observatori Qytetar në Bashkinë Shijak

9.Hartimi i raportit monitorues nga grupet e punës së Observatorit Qytetar

10.Organizimi i 1 takimi përmbyllës në Bashkinë Shijak