Skip to content Skip to footer

Njoftim për Shtyp|Fondi për Ballkanin Perëndimor Asiston Rritjen e Kapaciteteve të OJQ-ve në Luftën kundër Krimit të Organizuar

Krimi i organizuar bashkëkohor është një nga format më të theksuara që rrezikon sigurinë e shteteve dhe qytetarëve të thjeshtë. Përpos ndikimit negativ ndaj proceseve politike dhe ekonomike brenda një shoqërie si dhe ekonomisë botërore, krimi i organizuar minon sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në aftësinë e agjencive të zbatimit të ligjit për të ofruar siguri. Tendencat tregojnë se krimi i organizuar është i prirur për transformime,  duke filluar nga strukturat hierarkike tradicionale deri tek rrjetet kriminale të adaptueshme që përshtaten ndaj mundësive dhe kërkesave të momentit. Ndërkohë që trafikimi i drogës ngelet ende biznesi më fitimprurës për grupet kriminale, fitimet e së cilës shkonin në rreth 100 miliardë dollarë në vit në fillim të viteve 2000, shembulli më i mirë i përshtatshmërisë së tyre është pandemia e COVID-19, gjatë së cilës agjencitë e policisë rreth botës konfiskuan shuma të konsiderueshme të  sendeve mjekësore të falsifikuara.

Sipas përllogaritjeve të EUROPOL, rreth 5,000 grupe të organizuara kriminale janë aktive në Evropë, ndërsa fitimi vjetor i trafikut të drogës vlerësohet të jetë midis 30 dhe 40 miliardë euro vetëm në vendet anëtare të BE-së. Një nga mënyrat që drogat arrijnë këtë treg të pasur është e ashtuquajtura “Rruga Ballkanike” në të cilën ndodhet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

buy tadasiva online buy tadasiva online generic

Për më tepër, rajoni po bëhet një prodhues gjithnjë e më i rëndësishëm i narkotikëve, kryesisht i kanabisit, dhe kriminelët janë gjithnjë e më shumë të rrjetëzuar dhe të përfshirë në aktivitete kriminale ndërshtetërore.

Gjyqet e bosëve të mafias, skandalet rreth lidhjes së politikanëve me klane kriminale ose ekzekutimet brutale të anëtarëve të bandave janë tema të zakonshme të mbuluara nga mediat rajonale.

buy silvitra online buy silvitra online generic

Një shqetësim i veçantë është tendenca e kahershme e krijimit të një kulti personalitetesh të ish-kriminelëve ose njerëzve me të kaluar të dyshimtë në media, e cila është veçanërisht dëmtuese për brezat e rinj që rriten në shoqëri të brishta, pa vlera morale të përcaktuara qartë. Në anën tjetër, Palët Kontraktuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk duket se tregojnë vullnetin dhe fuqinë e mjaftueshme për ta vendosur problemin e krimit të organizuar nën kontrollin e duhur. Kjo tregohet nga raportet e institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare, mediave investigative dhe organizatave të tjera, duke e vendosur problemin e krimit të organizuar në lidhje të ngushtë me korrupsionin e kudondodhur dhe sistematik, d.

buy intagra online buy intagra online generic

m.th. lidhja e ngushtë e grupeve kriminale me elitën politike.

Në rrethana të tilla, është e qartë aktorët socialë duhet të veprojnë sipas modelit të “grupeve të presionit”, në mënyrë që t’i vendosin këto probleme në fokusin e interesit të institucioneve qeveritare dhe publikut në përgjithësi, si dhe t’i trajtojnë ato në bazë të propozimeve objektive dhe realiste.

Në këtë kuadër, Platforma Ballkanike e Sigurisë, një rrjet organizatash jo-qeveritare nga Bosnja dhe Hercegovina (Qendra për Studime të Sigurisë), Serbia (Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë), Mali i Zi (Instituti Alternativa), Kosova  (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë), Maqedonia e Veriut (EUROTHINK) dhe Shqipëria (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim), kanë ndërmarrë një nismë për ta trajtuar më thellësisht këtë problem në Ballkanin Perëndimor.

Partneri ynë “Fondi për Ballkanin Perëndimor” njohu rëndësinë e një nisme të tillë dhe ofroi fonde për gati 20 studiues të Platformës dhe përfaqësues nga akademia dhe gazetaria investigative për t’u specializuar më tej në hulumtimin e krimit të organizuar, në mënyrë që të ofrojë kontributin më të prekshëm në luftimin e këtij problemi. Trajnimi i përmendur do të realizohet brenda projektit “Rritja e kapaciteteve hulumtuese e organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor në fushën e krimit të organizuar.