Takim Hapës
Tiranë, 25 Korrik 2014
Departamenti për Qeverisje Vendore dhe Zhvillim të Integruar i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi aktivitetin hapëse të projektit “Monitorimi dhe Vlerësimi i Procesit të Decentralizimit në Shqipëri” financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Tiranë. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Hotel Rogner në Tirana më 25 korrik 2014, ora 10.00.
Në këtë takim hapës u prezantua projekti tek aktorët e angazhuar në procesin e decentralizimit në Shqipëri, u paraqit dhe u konsultua qasja dhe metodologjia e monitorimit që do të ndiqet dhe u mundësua një angazhim i vazhdueshëm i aktorëve civilë dhe publikë si edhe grupeve të interesit të lidhur me decentralizimin.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Grupit të Punës së hartimit të Strategjisë së Decentralizimit 2014-2020, shoqatat e të zgjedhurve vendorë, organizata të shoqërisë civile dhe agjenci donatore në Tiranë që punojnë dhe mbështesin reformën e decentralizimit.
Projekti në vazhdimësi do t’i shërbejë hartimit të Strategjisë së Decentralizimit 2014-2020 përmes nxitjes së procesit reformator mbështetur në kërkime dhe alternativa të bazuara në evidencë. Pritet të përmirësohet procesi i reformës së decentralizimit përmes gjenerimit të gjetjeve, evidencave, alternativave, që mundësojnë veprime në kohë nga aktorët e përfshirë.