Tryezë e Rrumbullakët, 23 prill 2010
IDN-ja në bashkëpunim të ngushtë me Misionin e Asistencës për Policinë të Komunitetit Evropian në Shqipëri (PAMECA) dhe të misionit ICITAP, mbështetur gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizoi në Tiranë në 23 prill, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, tryezën e rrumbullakët mbi praktikat më të mira për Menaxhimin me Bazë Rezultatet (MBR).
Tryeza u ndoq nga 35-40 figura kryesore drejtuese të Drejtorive të Policive të rretheve të ndryshëm të Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme i shoqëruar dhe nga drejtorët e disa drejtorive në MB, përfaqësues të PAMECA-s dhe ICITAP-it, etj.
Tryeza e rrumbullakët u organizua me qëllim pa praninë e medies me qëllim për të nxitur dhe angazhuar në debate e diskutime të hapura zyrtarët kryesorë. Qëllimi i këtij takimi ishte të rriste ndërgjegjësimin e zyrtarëve të lartë lidhur me praktikat më të mira të MBR0së të cilat do të përmirësojnë performancën e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, takimi synoi arritjen e konsensusit të gjerë ndërmjet zyrtarëve të lartë lidhur me prioritetet për zhvillimin e një sistemi të konsoliduar të MBR-së. Pavarësisht perspektivës së përgjithshme që mbulon MBR-ja, diskutimet dhe prezantimet u fokusuan më së shumti tek aktiviteti i Policisë së Shtetit. Prioriteti që aktiviteti i policisë së shtetit duhet të udhëhiqet nga MBR-ja u pa si sfida kryesore për reformat e ardhshme në këtë sektor.
Fjala e hapjes u mbajt nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj. Ai theksoi rëndësinë e MBR-së për adoptimin në praktikat e përditshme të aktivitetit institucional në Policinë e Shtetit . “Edhe pse MBR-ja është një filozofi e re, sot ne jemi në dijeni se është koha për adoptimin, implementimin dhe zbatimin e saj në Strukturat e Policisë së Shtetit në Shqipëri” – tha Burgaj. Drejtori i Përgjithshëm prezantoi disa prej arritjeve më të rëndësishme të Policisë së Shtetit në këtë fushë duke theksuar praktikat e reja që lidhen me aktivitetin vlerësues të policisë në nivele të ndryshme. Nga një vlerësim shumë formal dhe të pa efektshëm të punës së policisë gjatë së kaluarës, sot vlerësimi i policisë së shtetit zhvillohet sipas parametrave konkretë dhe specifikë që synojnë një vlerësim individual dhe realist të performancës së zyrtarëve të policisë në të gjitha nivelet. Nga ana tjetër, Burgaj përmendi politikën e hapur dhe transparente lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore sipas standardeve udhëheqës dhe rregulloreve të mirëpërcaktuara lidhur me rekrutimin, promovimin dhe nominimin në këtë strukturë. Sipas Burgajt, sot vlerësimi i policisë së shtetit i atribuohet një strukture të vendosur rishtazi, Drejtorisë së Standardizimit, e cila është një strukturë e pa varur që siguron integritetin në proces.
Drejtori ekzekutiv i IDN-së Z. Sotiraq Hroni çmoi bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi me Policinë e Shtetit dhe me mbështetjen e strukturave ndërkombëtare, ICITAP dhe PAMECA. Ai theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti nuk është që të arrijmë një ndryshim total të praktikave institucionale por që të prezantojë principet e MBP-së në këtë fushë duke synuar një transformim gradual të autoriteteve publike bazuar në MBP. Për herë të parë në Shqipëri, Policia e Shtetit shpreh vullnetin e saj për të përqafuar perspektivën e MBP-së, theksoi Z. Hroni.
Prezantimi i parë u mbajt nga Z. Agron Sojati, anëtar i Rrjetit për Monitorimin e Sigurisë i cili punoi në studimin kërkimor gjatë fazës së parë të projektit lidhur me menaxhimin me bazë rezultatet në sektorin e sigurisë. Ai prezantoi gjetjet kryesore dhe teoritë mbizotëruese që ndihmojnë për një kuptim të përgjithshëm të Menaxhimit Bazuar në Performancë duke theksuar se fazat që duhen ndjekur gjatë implementimit të një skeme të MBP-së duke theksuar elementët kryesorë në punën e policisë.
Prezantimi i dytë u zhvillua nga Z. Mark Bradley, përfaqësues i lartë i PAMECA-s i cili theksoi dhe vlerësoi disa prej çështjeve më të rëndësishme që trajton libri “Sfidat e Vlerësimit të Performancës së Policisë së Shtetit”. Z. Brandly dha komente praktike mbi sfidat kryesore me të cilat mund të përballet policia e shtetit në procesin e MBP-së. Eksperienca dhe njohuria e tij në këtë fushë ishte thelbësore për aplikimin e qasjes teorike me shembuj praktikë.
Prezantimi i tretë u zhvillua nga Znj. Manjola Stefani, eksperte e Zhvillimit Organizativ (IDN) e cila prezantoi përpara audiencës modelin e MBP-së në kuadër të guidave dhe principeve të aktivitetit të biznesit. Duke aplikuar principet e marrëdhënieve ndërmjet biznesit dhe klientit, performanca e biznesit do të përmirësohet.
Z. David Thompson, përfaqësues i ICITAP-it ndau eksperiencën e tij në fushën e MBR-së në sektorin e policisë duke lobuar për avantazhet dhe përfitimet e aplikimit të një modeli efikas të MBP-së në të gjitha strukturat administrative të Policisë së Shtetit.
Dr. Hasan Shkembi, nga Akademia e Policisë, i adresoi audiencës një prezantim të shkurtër lidhur me modelin e aplikuar aktualisht të menaxhimit bazuar në rezultate në Policinë e Shtetit. Ai bëri një përmbledhje të hapave që MBP-ja ka ndjekur në policinë shqiptare gjatë dhjetë viteve të fundit duke theksuar arsyet dhe faktet që janë mbrapa reformës.
Sesioni i fundit iu kushtua një diskutimi të hapur ku drejtorët e departamenteve të policisë së rretheve, shprehën opinionin e tyre ku drejtorët e departamenteve rajonalë të policisë shprehën opinionin e tyre lidhur me implementimin e MBP-së në rrethet përkatëse të Shqipërisë. Z. Anelli, Drejtor i Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Peshkopisë, theksoi se procesi i prezantimit dhe zbatimit të principeve të MBP-së duhet të bëhet hap pas hapi. Drejtorë të tjerë të policisë të rretheve të ndryshëm propozuan që MBP-ja të institucionalizohej në dokumente strategjikë si Planet e Veprimit dhe Strategjitë. Nga ana tjetër, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili ishte dhe moderator i sesionit të fundit të aktivitetit, theksoi nevojën që stafi i policisë të trajnohet mbi mënyrën se si duhet zhvilluar MBP-ja gjatë aktiviteteve të tyre ditorë dhe për organizimin e një fushate të gjerë ndërgjegjësimi që nxjerr në pah zbatimi i këtij modeli.