Donatori: Organizata e OKB-së për Bujqësi dhe Ushqim (FAO)
Në kuadër të Projektit mbi Mbështetjen e Ndërtimit të Kapaciteteve për Analizimin dhe Formulimin e Politikave Bujqësore dhe atyre të Zhvillimit Rural për të mbështetur Integrimin në BE të Vendeve të Evropës Juglindore, IDN-ja në partneritet me Organizatën e OKB-së për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) organizoi dy seri trajnimesh (në Durrës, Shqipëri), i pari mbi “Prezantimin e Zhvillimit Rural dhe Ciklit të Menaxhimit të Projektit me Pjesëmarrje” në datat 21-25 prill 2009 dhe raundi i dytë i trajnimeve për grupin e dytë dhe të tretë të përfituesve u organizua në Shqipëri gjatë periudhës 30 qershor-5 korrik të vitit 2009. Trajnimi u përqendrua mbi “Principet e formulimit, implementimit dhe monitorimit të politikave dhe strategjive.”. Të dy trajnimet mblodhën pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova që vinin nga sferat publike dhe ato private dhe që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në çështjet e zhvillimit rural.