Skip to content Skip to footer

KËRKESË PËR OFERTË | Afati 11 Mars 2022, ora 17:00

Tiranë, më 18/02/2022

KËRKESË PËR OFERTË

Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Ofertë dy laptopë për organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit “SMART Balkan – Shoqëria Civile për shoqëri të përbashkët in Ballkanin Perëndimor”

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “ Ofertë blerje dy laptopë pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë _11/03/2022, ora 17:00.

 

IDM-Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.

Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Adresa e dorëzimit të ofertës: IDM, Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë – www.idmalbania.org

 

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IDM është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari “Shitje kompjuterësh dhe aksesorë elektronikë”.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

  1. Të jenë të regjistruar pranë QKB.
  2. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore.
  3. Vendndodhja e subjektit : Shqipëri

Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktin mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. Vertetim nga Drejtoria e Pergjithshme e tatimeve qe subjekti nuk ka detyrime tatimore.
  3. Vertetim nga Drejtoria e Pergjithshme e tatimeve mbi xhiron vjetore per tre vitet e fundit.
  4. Formularin e specifikimeve teknike të ofruar nga ana e ofertuesit. (ANEKSI 1)
  5. Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  6. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  7. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  8. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  9. Kodi i Sjelljes për Furnizuesit e Organizatës ANEKSI 3 (të firmosur dhe të vulosur).

 

Propozimi financiar:

Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë blerje dy laptopë

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për s’kualifikim.

Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected] ose [email protected].

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

 

Vlerësimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL.

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

TABELA E VLERESIMIT TEKNIK TE OFERTAVE

Ofruesi Specifikimet Dokumentacioni Ofrohet Pass Fail
Ofruesi #1
Ofruesi #2

 

1 – Dobët

2 – Pranueshëm

3 – Shumë Mirë

Shembull: Tabela 1

 

KUSHTET E KONTRATËS

  1. Në se nuk plotësohen të gjitha kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
  2. Pas shitjes së produktit, ju lutem përcaktoni emrin, adresën dhe personin e kontaktit i cili do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbështetjen deri në fund të periudhës së garancisë.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit që do paracaktohet me ofertuesin, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues brenda 30 ditëve
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
  5. Subjekti duhet të garantojë produkte cilësore.

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE TË KËRKUARA

  1. Laptop: Të jetë një markë e njohur (HP/Dell/Lenovo/Acer)  (Sasia=  2 copë)

Specifikimet:

Procesori Të paktën Intel Core i5 ose AMD Ryzen 5
RAM 16 GB DDR4 (dual channel)
Memoria                     SDD 512 GB ose më i madh
Përshtatës grafik          Intel HD ose NVIDIA GeForce ose AMD Radeon me të paktën 2 GB RAM
Monitor 14.00 inch 16:9, me rezolucion 1920 x 1080 pixel 157 PPI
Mainboard Intel Tiger Lake ose AMD Promontory/Bixby
Sistemi operacional        Genuine Windows 10 Pro ose 11
Porta                              Të paktën 2 USB 3.1 Gen. Type-A; 1x USB Type-C; 3.5 mm combo

audio; HDMI; SD card reader;

Kamera True HD
Çantë laptopi Çantë pëlhure e fortë (600 g 19″ x 12″ x 8″)
Garancia Të paktën 1 vit nga data e blerjes

 

MIRËPRESIM OFERTËN TUAJ!