sqen

Gjergji Vurmo

 Gjergji Vurmo
Drejtor Programi (MA)

Gjergji Vurmo është Drejtor Programi pranë IDM dhe një studiues i lartë për qeverisjen e mirë, shoqërinë civile, sigurinë dhe pranimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai është autor i shumë studimeve të IDM dhe raporteve lidhur me zhvillimin e shoqërisë civile, qeverisjen dhe anti-korrupsionin, procesin e anëtarësimit në BE, bashkëpunimin nw vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe çështje të sigurisë që lidhen me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Vurmo ka qenë anëtar në bordin drejtues të rrjeteve të ndryshme të instituteve kërkimore në rajonin e EJL (PASOS, BCSDN) dhe është kontributor për instutitucione të ndryshme kërkimore si Center for European Policy Studies – CEPS Brussels, Balkans in Europe Policy Advisory Group – BiEPAG, OnThinkTanks, etj. Ai ka monitoruar dhe raportuar raporte të njohura globale për Shqipërinë si “Partneriteti i Hapur Qeveritar” (2013-2018), “Indeksi i Qëndrueshmërisë” nga USAID (2010-2013), Raporti “Parlamente të Hapura 2012” dhe “Kombe në Tranzicion” të Freedom House (2018 e në vazhdim). Përpara punës në IDM, Z. Vurmo është angazhuar më think tanks të ndryshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shtatë vjet.

Gjergji ka studiuar drejtësi në Universitetin Ss. Cyril and Methodius në Shkup dhe zotëron diplomën e masterit për studime Evropiane nga Universiteti i Bolonjës, Itali.

Gjergji flet rrjedhshëm Shqip, Anglisht dhe Maqedonisht(C2), Frengjisht dhe Italisht (B2), Serbisht dhe gjuhën Kroate (B1).

Publikime:

  • Ekstremizmi i dhunshëm (IDM, 2018)  
  • Toleranca Fetare në Shqipëri  (IDM, 2018)
  • Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri (IDM 2015)
  • Interest groups and EU accession (IDM 2011)
  • Indeksi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë (IDM, 2010)
  • Ëndrra e Ballkanit Perëndimor për në BE: Ambicia kërkon një proces të ri (CEPS, 2018)
  • Raporti i Progresit të Shqipërisë për Partneritetin e Qeverisë së Hapur (IRM, 2017)
  • Zhvillimi i një ekspertize: Përvojë e dorës së parë me fondet thelbësore (OnThinkTanks 2014)
  • Ku po gabojnë donatorët, shteti dhe shoqëria civile? (IDM 2013)
  • Shoqëria civile dhe aderimi në BE – Kalimi përtej praktikës së “plotësimit të kutive”(IDM 2013)
  • Mundësia troket: A mundet BE të ndihmojë Shqipërinë për të ndihmuar veten e saj? (EPC 2012, bashkëautore Corina Stratulat)