Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është duke zbatuar në Bashkinë e re Belsh projektin: “Fuqizimi grave përmes zhvillimit të klasterit ekonomike”- Klasteri i Agroturizmit me bazë komunitare në bashkinë Belsh.
Projekti financohet nga UN Women dhe ka si objektiv të sigurojë një progres ekonomik dhe mundësi më të mira vetë-punësimi për gratë në bashkinë e re Belsh, duke promovuar, zhvilluar dhe mbështetur klasterat e agro-turizmit me bazë komunitare dhe bizneset e vogla.
Me datë 28 Korrik 2015, në Belsh u organizuar një takim me antarët potencial të klasterit me qellim identifikimi dhe zhvillimi i klasterit të agroturizmit me bazë komunitare. Në ketë takim u diskutuarn përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet në krijimin e klasterave ekonomike të grave prodhuese.
U evidentuan çështjet kyçe, u qartësuan zinxhirët e vlerës si dhe identifikuan udhëheqësit potencial të klasterit.
Më datë 23 Shtator në Belsh dhe me 25 Shtator 2015 ne Elbasan u organizuan dy fokus grupe me qellim vleresimin e nevojave të klasterit dhe të ndërtimit të kapaciteteve. Në fokus grupe u evidentuan dhe u diskutuan mendimet dhe opinionet e aktorëve lokalë dhe grupeve të tjerë të interesit mbi (i) klasterat e agroturizmit me bazë komunitare, (ii) identifikimin e antarëve të mundshëm të klasterit, (iii) identifikimin e nevojave për ndërtimin e kapaciteteve, (iv) identifikimin i produkteve të agroturizmit si dhe mangësitë në proceset e prodhimit dhe të ofrimit të shërbimeve.
Vlen të theksohet pjesëmarrja ne fokus grupe të kryetarit të Bashkisë, zv/kryetarit dhe drejtuesve të njësive administrative të bashkisë Belsh.