Skip to content Skip to footer

Politika me Bazë Evidencën

Politika me Bazë Evidencën

Vitet e fundit, IDM ka intensifikuar interesin dhe përpjekjet e saj në fushën e hartimit të politikave të bazuara në evidenca. Lidhja politikëbërjes me bazë evidencën çon, ndër të tjera, drejt efektivitetit të politikave, përmirësimit të transparencës dhe forcimit të demokracisë.

buy wellbutrin online buy wellbutrin online generic

Si rezultat, IDM punon në drejtim të përmbushjes së objektivave kryesore në vijim lidhur me hartimin e politikave me bazë evidencën në vend:

  • prodhon evidenca si rrjedhojë e procesit të hulumtimit të aplikuar që plotësojnë politikëbërjen në fusha me interes për axhendën e IDM dhe më gjerë;
  • ndihmon dhe mbështet krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për hulumtime sociale, fuqizimin e kërkuesve dhe cilësinë e produkteve të tyre për të përmbushur standardet ndërkombëtare;
  • hulumton dhe zhvillon kanale të komunikimit, ndërveprimit dhe mbështetjes së ndërsjellë midis sektorit privat/ biznesit dhe shkencës/akademisë;
  • inkurajon dhe lehtëson dialogun midis aktorëve të ndryshëm për krijimin dhe mbajtur praktikave e proceseve të politikave dhe vendimmarrjes të bazuara në evidenca.