Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Tryezë e rrumbullakët virtuale: Angazhimi qytetar në Reformën në Administratën Publike: rezultatet e monitorimit 2021/2022 dhe përvojat nga monitorimi i qeverisjes vendore | 20 qershor 2023, Zoom

June 20, 2023 @ 10:00 am - 11:30 am

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ju fton në tryezën e rrumbullakët për angazhimin qytetar në reformën në administratën publike (RAP). Tryeza ka dy seanca të veçanta për RAP në nivelin qendror dhe RAP në nivelin vendor.

Në seancën e parë të tryezës prezantohen gjetjet e ciklit të tretë të Monitorimit të RAP 2021-2022, për Shqipërinë. Raporti përmban të dhëna të krahasueshme ndër vite mes cikleve 2017/2018 dhe 2019/2020, parë nga këndvështrimi i shoqërisë civile. Të dhënat mundësojnë të vërehet përparimi dhe regresi i zbatimit të RAP në fushat e monitoruara, me rezultate të krahasuara për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Prezantimi i gjetjeve të raportit do të pasohet me diskutimin mes përfaqësuesve të institucioneve publike zbatuese të RAP-së në vend, organizatave të shoqërisë civile anëtare të Grupit
Kombëtar të Punës për RAP në Shqipëri dhe të interesuarve të tjerë.

Seanca e dytë e tryezës i kushtohet rolit të angazhimit qytetar në RAP në nivelin vendor. Gjashtë organizata të shoqërisë civile do të prezantojnë punën monitoruese të projekteve të tyre që u zbatuan
përmes instrumentit të granteve të vogla “Shoqëria civile vendore në RAP”, gjatë viteve 2021 – 2022. OShC-të kanë monitoruar disa aspekte të RAP në nivelin e qeverisjes vendore si transparenca, llogaridhënia, konsultimi publik, buxhetimi me pjesëmarrje, etj. në shumë bashki të vendit.

Tryeza e rrumbullakët zhvillohet virtualisht në platformën Zoom, më 20 qershor 2023, e martë, ora 10:00 – 11:35. Gjuha e takimit është shqipja, me përkthim simultan në gjuhën angleze. Për të marrë pjesë në takim, luteni të regjistroheni duke klikuar në lidhjen e Zoomit.

Shkarkoni axhendën këtu.

Tryeza e rrumbullakët organizohet në kuadër të projektit rajonal WeBER 2.0 “Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” që zbatohet nga rrjeti TEN dhe
financohet nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë.

Details

Date:
June 20, 2023
Time:
10:00 am - 11:30 am
Kategoria: