Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Forum Politikash: Fundi i paqartësisë mbi bashkëpunimin rajonal – mision i (pa)mundur? | 9 qershor 2023

June 9, 2023 @ 10:00 am - 12:00 pm

Forum Politikash: Fundi i paqartësisë mbi bashkëpunimin rajonal – mision i (pa)mundur? | 9 qershor 2023

Instituti për Demkoraci dhe Ndërmjetësim dhe “BiEPAG – The Balkans in Europe Policy Advisory Group” ju ftojnë në Forumin e Politikave “Fundi i paqartësisë mbi bashkëpunimin rajonal – mision i (pa)mundur?”.

Diskutimi do të përqëndrohet në nismat e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke u mbështetur në një Përmbledhje Politikash të publikuar së fundmi nga BiEPAG – Nëpër labirintet e bashkëpunimit rajonal: Si ta kuptojmë integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Punimi shqyrton nismat rajonale për të parë se si këto qasje të orientuara nga ekonomia kanë potencialin për të afruar rajonin më afër synimit të anëtarësimit në BE përmes adresimit të problemeve kryesore me të cilat po përballet rajoni – korrupsioni, kapja e shtetit dhe tendencat autoritare.

Forumi vjen si pjesë e përpjekjeve të IDM-së për të nxitur diskutimin publik në Shqipëri dhe për të sjellë çështjet rajonale dhe evropiane më pranë politikbërësve në Shqipëri.

Autorët nga BiEPAG: Richard Grieveson, Bojan Baća, Zoran Nechev, Matteo Bonomi, Marko Kmezić and Florian Bieber.

Eventi do të mbahet anglisht me përkthim në gjuhën shqipe.

Konfirmoni pjesëmarrjen me email tek Daniel Prroni, [email protected] deri më, 7 Qershor, e mërkurë.

Details

Date:
June 9, 2023
Time:
10:00 am - 12:00 pm
Kategoria:

Organizer

IDM Albania
Email
info@idmalbania.org
View Organizer Website

Venue

The Plaza
Rruga Abdi Toptani 18
Tiranë, Albania
+ Google Map
View Venue Website