Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Trajnim: Qasja e integruar multidisiplinare pёr rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) e suksesshёm tё personave tё kthyer nga zonat e konfliktit | 14 korrik 2022

July 14, 2022 @ 9:00 am - 12:40 pm

Trajnim: “Qasja e integruar multidisiplinare pёr
rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) e suksesshёm tё
personave tё kthyer nga zonat e konfliktit”

Në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon në Tiranë, mё datёn 14  korrik 2022, ora 09:00-12:40, trajnimin me temë: “Qasja e integruar multidisiplinare pёr rehabilitimin dhe riintegrimin (R&R) e suksesshëm tё personave tё kthyer nga zonat e konfliktit”.

Qëllimi i këtij trajnimi është fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve të vijës së parë, për një qasje efektive shumëaktoriale në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe praktikave R&R për të kthyerit nga zonat e konfliktit.  Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të jenë profesionistë të vijës së parë nga Bashkia e Tiranës (NJ.A Yzberisht), OJQ dhe përfaqësues të institucioneve vendore  të angazhuar në procesin e ofrimit tё shёrbimeve R&R pёr personat e kthyer nga zonat e konfliktit (kryesisht gratё dhe fёmijёt) dhe grupet vulnerabёl.

Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF). 

Details

Date:
July 14, 2022
Time:
9:00 am - 12:40 pm
Kategoria: