Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Konferenca Kombëtare e projektit SMART Balkans – Kosovë

June 23, 2022 @ 10:30 am - 2:30 pm

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organizatat partnere nga Bosnja dhe Herzegovina – Centar za promociju civilnog društva (CPCD) dhe nga Maqedonia e Veriut –  Center for Research and Policy Making, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Kombëtare për Kosovën, në kuadër të projektit SMART Balkan – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të organizohet ditën e enjte, 23 qershor 2022, duke filluar nga ora 10:30 në ambientet e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.

Në Konferencë do të prezantohen objektivat e projektit, mundësitë për financimin e 450 granteve në të gjithë rajonin në shumën totale prej 14,286,218 Euro, si dhe do të diskutohet mbi situatën e sektorit të sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë dhe rajon.

Rendi i ditës:

10:30 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 – 11:15 Mirëseardhje dhe fjalët përshëndetëse

11:15 – 11:45 Paneli i diskutimit- Perspektiva e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

11:45 – 12:15 Paneli i diskutimit: Qeverisja e mirë dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor

12:15 – 12:30 Prezantimi i projektit SMART Balkan – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor

12:30 – 13:15 Prezantimi i skemës së granteve

13:15 – 14:30 Bufe dhe rrjetëzim informal

Aplikimet për pjesëmarrje në Konferencë janë të hapura deri më 19 qershor 2022. Për t’u regjistruar, ju mund të plotësoni të dhënat tuaja në linkun: https://forms.gle/7ZkVV7X7EXbnuxUL7

Për cdo pyetje mund të kontaktoni në adresën e emailit: [email protected]

Le të jetë fillimi ynë SMART!

Details

Date:
June 23, 2022
Time:
10:30 am - 2:30 pm
Kategoria:

Venue

Swiss Diamond hotel Prishtina
Boulevard Mother Teresa n.n. 10000 Pristina, Kosovo
Prishtina, Kosovo
+ Google Map
Phone
+383 38 220 000
View Venue Website