[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”34850″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organizatat partnere nga Bosnja dhe Herzegovina – Centar za promociju civilnog društva (CPCD) dhe nga Maqedonia e Veriut – Center for Research and Policy Making, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Kombëtare për Kosovën, në kuadër të projektit SMART Balkan – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të organizohet ditën e enjte, 23 qershor 2022, duke filluar nga ora 10:30 në ambientet e Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Në Konferencë do të prezantohen objektivat e projektit, mundësitë për financimin e 450 granteve në të gjithë rajonin në shumën totale prej 14,286,218 Euro, si dhe do të diskutohet mbi situatën e sektorit të sigurisë, stabilitetit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë dhe rajon.
Rendi i ditës:
10:30 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
11:00 – 11:15 Mirëseardhje dhe fjalët përshëndetëse
11:15 – 11:45 Paneli i diskutimit- Perspektiva e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor
11:45 – 12:15 Paneli i diskutimit: Qeverisja e mirë dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor
12:15 – 12:30 Prezantimi i projektit SMART Balkan – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor
12:30 – 13:15 Prezantimi i skemës së granteve
13:15 – 14:30 Bufe dhe rrjetëzim informal
Aplikimet për pjesëmarrje në Konferencë janë të hapura deri më 19 qershor 2022. Për t’u regjistruar, ju mund të plotësoni të dhënat tuaja në linkun: https://forms.gle/7ZkVV7X7EXbnuxUL7
Për cdo pyetje mund të kontaktoni në adresën e emailit: [email protected]
Le të jetë fillimi ynë SMART![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row el_class=”appl-contant”][vc_column icons_position=”left”][/vc_column][/vc_row]