Donatori: Friedrich Ebert Stiftung (Shqipëri)
Partnerët: EUROMIL (Organizata Evropiane e Shoqatave të Ushtarakëve), Akademia e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Avokati i Popullit
Iniciative është në vijimësi të një veprimi të mëparshëm ndërmarrë nga IDN-ja për formimin e Shoqatës së Policëve e cila aktualisht është plotësisht funksionale si një strukturë që mbron të drejtat e policëve. Projekti u hartua për të rritur ndjeshmërinë ndërmjet aktorëve kryesorë dhe institucioneve shqiptare mbi nevojën për të inkurajuar vendosjen e shoqatave profesionale në Forcat e Armatosura.
Kjo iniciativë në kuadër të modernizimit të ushtrisë shqiptare, është bërë edhe më e domosdoshme me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Me anë të këtij aktiviteti, IDN-ja synonte të inkurajonte debatin dhe përfaqësonte sfidat politike dhe ato legjislative mbi domosdoshmërinë e organizatave profesionale të cilat mbështesin të drejtat e ushtarakëve dhe sjelljen e eksperiencave më të mira evropiane (gjermane, italiane por edhe ato bullgare) më afër realitetit shqiptar të cilat u prezantuan nga përfaqësuesi i EUROMIL, Delegacioni i Ekspertëve Italianë dhe përfaqësuesit e NATO-s në Shqipëri.