Skip to content Skip to footer

Dokument Politikash: Modeli Funksional i Grupeve Vendore të Veprimit sipas Qasjes Leader

Modeli Funksional i Grupeve Vendore të Veprimit sipas Qasjes Leader

Tetor 2022 – Ndërsa përpjekjet për zbatimin e qasjes LEADER në vendin tonë janë relativisht të hershme, edhe pse të pashoqëruara me mbështetje të qëndrueshme në kohë, veçoritë e zhvillimit të përgjithshëm socio-ekonomik të vendit e evidentojnë atë si faktor thelbësor në përmirësimin e jetesës së komuniteteve rurale, zbutjen e varfërisë, reduktimin e pabarazive gjinore e territoriale si dhe forcimin e kapitalit social dhe demokracisë vendore. Inkurajimi i qasjes nga poshtë lart dhe ndikimi i zbatimit të qasjes LEADER (nëpërmjet konceptit të tripartitetit) në përmirësimin e besimit, bashkëpunimit dhe vendimmarrjes midis aktorëve publikë dhe jo publikë i jep mundësi zonave rurale të jenë përcaktuese të politikave të tyre zhvillimore në periudhën afatgjatë.

 

Zbatimi i qasjes Leader në frymën që e kërkon ky instrument nuk është i lehtë dhe mbi të gjitha, krijimi i partneriteteve në formën e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) kërkon kohë të mjaftueshme, besim të ndërsjellë ndërmjet aktorëve dhe lidership vendor. Proceset e tipit Leader kanë gjasa të shoqërohen me risqe të ndryshme, si për shembull dominimi i procesit nga qeverisja lokale dhe GVV-ja të shihet si zgjatim i bashkive. Zbatimi i qasjes Leader është proces sfidues, edhe më sfidues në komunitetet shqiptare që karakterizohen nga kapital i ulët social dhe besueshmëri e ulët ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të tjerë vendor.

Për më shumë lexoni rekomandimet duke shkarkuar dokumentin Shqip.

Ky dokument është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute– Instituti Demokratik Amerikan.