Skip to content Skip to footer

Artikuj mbi politikat publike të studentëve pjesëmarrës në projektin “Cultivating the next generation of public changemakers”

Formimi akademik, si formal ashtu edhe joformal, është thelbësor për nxitjen e qytetarisë aktive dhe cilësinë e pjesëmarrjes në proceset demokratike. Formimi i gjithanshëm akademik shërben në përgatitjen e studentëve për të ndikuar në politikbërje, përmes përfshirjes së mëvonshme në administratën publike, organizatat e shoqërisë civile, apo institutet kërkimore. Ndaj, është thelbësor angazhimi i shoqërisë civile në ndërtimin e marrëdhënieve reciproke të dobishme mes universiteteve dhe komunitetit më të gjerë.
Përfshirja e studentëve dhe e të rinjve në proceset e planifikimit të politikave mbetet mjaft e kufizuar dhe është nevoja për të shfrytëzuar potencialin e studentëve për të qenë burime të politikave novatore. Për të arritur këtë synim, studentët duhet të ekspozohen ndaj informacionit cilësor mbi sfidat e ndryshme të politikave publike dhe të konsolidojnë kapacitetet e tyre për të kontribuar në mënyrë efektive.
Në këtë kontekst dhe me synimin për të nxitur mësimin/kërkimin ndërdisiplinor dhe bashkëpunimin mes universiteteve, shoqërisë civile dhe tregut më të gjerë të punës, IDM mbështeti hartimin e gjashtë artikujve nga studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Drejtësisë, nën udhëheqjen e një grupi ekspertësh, mbi çështjet më aktuale të politikave publike si anti-korrupsioni, integrimi në BE, çështjet e sigurisë kibernetike, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe reforma në administratën publike.
Shfletoni më poshtë secilin prej artikujve: