Donatorët: Biznesi dhe donatorë të ndryshëm
Pershkrim projekti: Kjo është një iniciativë për të hapur proceset e integrimit në NATO për shoqëritë tona dhe për rajonin në tërësi, për të stimuluar sektorin jo fitimprurës në vendet e A3-shit për të marrë përgjegjësitë përkatëse dhe për të qenë partnerë aktivë të qeverive në proceset e integrimit dhe për t’u përfshirë në lobime në Bruksel dhe Uashington për pranimin e vendeve të A3-shit në NATO. Aleanca Qytetare 08 ka gjetur mbështetje nga Ministritë e Mbrojtjes së vendeve të A3.
Që prej fillimit të viteve 1990, vendet e Evropës Juglindore e kanë parë NATO-n jo vetëm si një organizatë për sigurinë por edhe si një përcjellës të një epoke të re stabiliteti, zhvillimi të qëndrueshëm dhe prosperiteti demokratik në rajon. Në këtë kuadër vendet e “Kartës së Adriatikut (Karta A3), Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, kanë bashkëpunuar në nivele të ndryshëm të sigurisë dhe kanë marrë pjesë së bashku në stërvitjet dhe operacionet paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO. Duke pritur me padurim anëtarësimin e plotë në NATO në vitin 2008, tre organizata të shoqërisë civile nga vendet e A3 (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Tiranë, FORUM Center for Strategic Research and Documentation Shkup dhe Institute for International Relations në Zagreb) janë bashkuar në Aleancën Qytetare 08. Kjo përbën një iniciativë për hapjen e proceseve të integrimit në NATO ndaj shoqërive tona dhe rajonit në përgjithësi, për të stimuluar sektorin jo fitimprurës në vendet e A3-shit që të marrë përgjegjësitë e tij dhe për të qenë partner aktiv në qeverisjen e proceseve integruese dhe për angazhimin në lobime në Bruksel dhe Uashington për pranimin e vendeve të A3 në NATO. Aleanca Qytetare ka gjetur mbështetjen nga Ministrat e Drejtësisë e vendeve të A3-shit.
Aleanca Qytetare filloi me tre konferenca që u zhvilluan në Tiranë në 24 prill 2007, në Shkup në 23 prill 2007 dhe në Zagreb në 7 maj 2007, ku përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, politikanët dhe ekspertët e qeverisjes diskutuan proceset e integrimit në NATO, prioritetet kombëtare dhe kontributin e shoqërisë civile në proceset Euro-Atlantike. Në këto konferenca, u aprovuan kuadret ligjorë dhe planet e veprimit për aksionin qytetar që kontribuojnë për mbështetjen dhe shtimin e reformave.
Aktiviteti inagurues i Aleancës Qytetare 08 ishte konferenca kombëtare organizuar në Tiranë në datën 24.04.2007 nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Pjesëmarrësit ishin përfaqësues nga shoqëria civile, deputetë, ministra, politikanë, diplomatë të vendeve të NATO-s, akademikë, opinionistë etj.
Në sesionin e hapjes konferenca u adresua dhe nga kryetarët e grupeve parlamentarë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, Bamir Topi dhe Ben Blushi, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, Ambasadorja e ShBA-së dhe pika e kontaktit të NATO-së për Shqipërinë Marcie B. Ries, Zëvendësministri i mbrojtjes, Petrit Karabina, përfaqësues të organizatave të tjera pjesë e Aleancës Qytetare 08 (Saso Ordanovski nga FORUM dhe Damir Demonja nga Institute for International Relations) dhe nga komandanti i Përfaqësisë Ushtarake të NATO-s në Shqipëri Gjen. Brig. Anastasios Rintis. Në fund të konferencës pjesëmarrësit hartuan “Kuadrin për Veprim” për shoqërinë civile në Shqipëri.
Aktivitete të tjerë të Aleancës Qytetare 08 përfshinë ato me organizatat e shoqërisë civile në vendet e A3, lobime në Bruksel dhe Uashington dhe një konferencë në Mal të Zi për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal për sigurinë të vendeve të A3 me ato të PpP-së (Serbia, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova).
Draft i “Kuadrit për Veprim 2007-2008”
Duke pritur me entuziazëm arritjen e aspiratës historike për anëtarësim në NATO dhe Samitin e ardhshëm të NATO-s në Uashington, në mbështetje të plotë të reformave strukturore të forcave tona të armatosura, strukturave zbatuese të ligjit dhe të institucioneve të tjerë, duke besuar se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në procesin e integrimit, ne si organizata të shoqërisë civile tregojmë vullnetin tonë për të bashkuar përpjekjet tona më të mëdha dhe angazhohemi të punojmë së bashku në këto drejtime:
- Inkurajimin dhe mbështetjen e një dialogu qytetar dhe frutdhënës politik ndërmjet qeverive dhe opozitës për përmbushjen e reformave që përbëjnë interesin kryesor të vendeve dhe për objektivin e integrimit në NATO;
- Bashkëpunimin e ngushtë me partitë politike për të kuptuar nevojën e reformës elektorale;
- Monitorimin e implementimit të reformave për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zgjerimin e principeve demokratike në Shqipëri;
- Ndërmarrjen e iniciativave dhe partneritetit me agjencitë qeveritare për luftimin e korrupsionit në sektorin publik;
- Mbështetjen dhe pjesëmarrjen në programet për ri-strukturimin dhe reformimin e sektorit të sigurisë, mbikëqyrjes qytetare dhe kontrollit demokratik të forcave të armatosura;
- Ndërmarrjen e fushatave për ndërgjegjësimin publik rreth detyrave dhe përgjegjësive të integrimit të vendit në NATO;
- Mbështetjen dhe pjesëmarrjen në iniciativa rajonale të bashkëpunimit dhe për ndërtimin e besimit;
- Ndërmarrjen e lobimeve kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtare, në Bruksel dhe Uashington, për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë.