Partnerët: Forum for Ethnic Relations (Beograd), Kosovo Action for Civil Initiative (Kosovë/UNMIK), Centre for Tolerance and Dialogue (Podgoricë) dhe Euro-Balkan Institute (Shkup)
Zona: Shqipëri, Kosovë/UNMIK, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi
Donatori: Balkan Trust for Democracy, Fondacioni për Një Shoqëri të Hapur, Kosovë
Udhëheqësit e rinj nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia u mblodhën së bashku për të ndarë eksperiencat dhe idetë e tyre dhe krijuan rrjetin Iniciativa e të Rinjve të Ballkanit për të adresuar së bashku sfidat rajonale. Të rinjtë e përfshirë në këtë rrjet janë, udhëheqës politikë, deputetë, anëtarë të forumeve rinorë të partive politike, zyrtarë të zgjedhur të qeverisjes vendore, studentë, opinionistë publikë dhe gazetarë, përfaqësues të shoqatave të të rinjve etj. Aktivitetet kryesorë të projektit konsistuan në tre tryeza të rrumbullakëta që u zhvilluan në Tiranë, Prishtinë dhe Cetinjë. Një ngjarje e spikatur gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar në Tiranë ishte takimi i udhëheqësve të rinj me Presidentin e Shqipërisë Z. Alfred Moisiu. Me këtë rast, Presidenti theksoi rëndësinë e pajtimit të ndërsjelltë dhe të ndërtimit të besimit ndërmjet brezave të rinj në rajonin tonë dhe përgëzoi udhëheqësit e rinj për bashkëpunimin e tyre.