Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Prezantim studimi dhe diskutim: Demokracia e brendshme: Çështje përtej partive politike | 22 Nëntor

Nëntor 22, 2022 @ 2:00 pm - 3:30 pm

Partitë politike janë aktore qendrore të demokracive përfaqësuese moderne. Si organizma të shoqërisë civile, ato ndërmjetësojnë pjesëmarrjen e shoqërisë në politikë. Së brendshmi, partitë politike mund të qeverisen gjithashtu përmes parimeve të demokracisë së brendshme. Por, sa demokratike janë partitë politike në Shqipëri? A është demokracia e tyre një çështje e brendshme apo e gjithë shoqërisë?

Për të kontribuar me evidenca në këtë temë kryesore të aktualitetit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka përgatitur një studim mbi demokracinë e brendshme të tri partive politike kryesore në Shqipëri, financuar nga Fondacioni “Hanns Seidel”, zyra për Shqipërinë. Analiza fokusohet në dokumentet e brendshme të partive politike, ngjarjet kyçe në historikun e tyre dhe në intervistat e fokus grupet e organizuara me rreth 200 anëtarë të tri partive kryesore në vend gjatë periudhës qershor – shtator 2022. Ajo pritet t’i shërbejë ligjërimit publik, ndërgjegjësimit për rëndësinë e demokratizimit të brendshëm të partive dhe të frymëzojë studime të thelluara të fushës.

buy silvitra online buy silvitra online generic

Ky diskutim do të mbledhë së bashku studiues, përfaqësues të partive politike, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi rolin dhe efektet e demokracisë së brendshme të partive politike në shoqëri dhe në vendimmarrjen publike në tërësi. Studiuesja Dr. Anjeza Xhaferaj do të bëjë prezantimin e studimit, i cili do të pasohet nga diskutimi i panelistëve mbi gjetjet, rekomandimet dhe fenomenin e demokracisë së brendshme të partive politike në Shqipëri.

buy flagyl online buy flagyl online generic

Jeni të ftuar të na bashkoheni në diskutim në datë 22 nëntor, ora 14:00 – 15:30, në Hotel “Xheko Imperial”. Diskutimi do të bëhet me prani fizike dhe virtualisht në Zoom.

buy singulair online buy singulair online generic

Ai do të zhvillohet në gjuhën shqipe, me përkthim simultan anglisht – shqip.

Luteni të dërgoni një email në [email protected] për pjesëmarrjen tuaj në sallë. Ndjekja virtualisht në platformën Zoom bëhet përmes regjistrimit në KËTË LIDHJE.

Shkarko këtu axhendën e plotë.

Details

Date:
Nëntor 22, 2022
Time:
2:00 pm - 3:30 pm
Kategoria: