Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Forum mbi parandalimin e pastrimit të parave – 23 Nëntor 2022

Nëntor 23, 2022 @ 10:00 am - 12:00 pm

Raporti i fundit i MONEYVAL i publikuar në maj 2022 njoftoi se Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF-së dhe për rrjedhojë mbetet në procedurën mbikëqyrjes së shtuar. Prej vitit të kaluar, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim po ndërmerr një nismë që synon, ndër të tjera nxitjen e angazhimit ndërsektorial duke bërë bashkë shoqërinë civile, akademinë, median dhe shoqatat e sektorit privat rreth qëllimeve dhe përpjekjeve të përbashkëta në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.
Shoqëria civile, akademia (universitetet dhe qendrat kërkimore), dhe mediat investigative kryesisht e kanë kufizuar vëmendjen e tyre në hetimin dhe raportimin e aktiviteteve kriminale, por ende nuk kanë bërë një hap më tej për t’u fokusuar në mënyrë sistematike në procesin e pastrimit të parave dhe sfidat për Shqipërinë. Një nga sfidat kryesore në këtë drejtim është mungesa e kapaciteteve dhe njohurive të specializuara nga këta aktorë.

Gjithashtu, nismat e përbashkëta të shoqërisë civile, medias dhe universitetet mund të veprojnë si një mjet i fuqishëm ndërgjegjësimi dhe informimi jo vetëm për palët e mundshme të interesit por edhe për publikun në përgjithësi.

Një strategji e tillë çon në rritjen e përpjekjeve dhe performancës së vendit në luftën dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe arritjen e rezultateve të
qëndrueshme në të.
Për këtë qëllim, janë prodhuar tre raporte informuese mbi performancën e Shqipërisë në luftën ndaj pastrimit të parave të cilat trajtojnë tema të zgjedhura në këndvështrimin institucional, të politikëbërjes dhe të medias. Ky forum do shërbejë për të prezantuar punimet e ekspertëve dhe për të nxitur një diskutim të gjithanshëm mbi disa prej çështjeve më të ndjeshme të pastrimit të parave në Shqipëri.

Forumi do të mbahet më 23 nëntor, ora 10:00 – 12:00, te Hotel “Tirana International”, Salla Metropol.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën:
[email protected]
Forumi zhvillohet në kuadër të programit “Mbështetja e Luftës ndaj Pastrimit të Parave në Shqipëri”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Avokatisë, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të Sh.B.A

Shkarkoni axhendën.

Details

Date:
Nëntor 23, 2022
Time:
10:00 am - 12:00 pm
Kategoria:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map