KËRKESË PËR OFERTË
Për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “ Organizimi i trajnimeve- pushim kafeje, refreshment, dreka, salla trajnimesh dhe shërbimi katering” për organizatën jo-qeveritare “Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit me nr. Kontrate HED/ADM/GRC/2019/0019
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “ Organizimi i trajnimeve- pushim kafeje, refreshment, dreka, salla trajnimesh dhe shërbimi katering” pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 5 gusht 2019, ora 16:00.
IDM- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.
Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Adresa e dorëzimit të ofertës:
IDM, Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë – www.idmalbania.org
Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:
IDM është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari kancelarie dhe përgatitje materialesh trajnimi.
Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.
- Të jenë të regjistruara pranë QKB
- Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore.
- Vendndodhja: Kamëz
Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.
Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:
- Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
- ANEKS 1 Specifikimet Teknike e shërbimit të kërkuar.
- Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
- Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
buy aurogra online buy aurogra online generic
- Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
buy diflucan online buy diflucan online generic
- Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
- IDM Kodi i Etikës ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).
Propozimi financiar:
Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Organizimi i trajnimeve- pushim kafeje, refreshment, dreka, salla trajnimesh dhe shërbimi katering”
Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected]
Çdo përgjigje e pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.
Vlerësimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL.
Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.
Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.
TABELA E VLERESIMIT TEKNIK TE OFERTAVE
1 – Dobët 2 – Pranueshëm 3 – Shumë Mirë |
||||||||||||||||||
Shembull: Tabela 1 |
KUSHTET E KONTRATËS
- Afati i kontratës: Nga data e Nënshkrimit të kontratës deri në Qershor 2020.
- Në se nuk plotësohen të gjitha kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
- Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit të punës, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash.
- Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit
- Subjekti duhet të garantojë shërbim cilësor.
SPECIFIKIMET TEKNIKE TE KERKUARA
Përshkrimi i aktiviteteve/ shërbimeve të nevojshme | Njësia | Sasia | Cmimi |
1.Themelimi i grupit të punës | |||
1.1 Pushim Kafeje për pjesëmarrësit (2 takime*30 pjesëmarrës/takim) | për pjesëmarrës | 30 | |
1.3 Materiale dhe kosto për refreshment për organizimin e gjashtë takimeve periodike pasuese të grupit të punës përgjatë implementimit të projektit. | për takim | 5 | |
2.Zhvillimi i planit të punës së SHQK | |||
2.1 Pushim kafeje dhe drekë për pjesëmarrësit (1workshop*20 pjesëmarrës) | për pjesëmarrës | 20 | |
2.3 Qera salle për eventin e dëgjesës publike | njësi | 1 | |
2.4 Pushim kafeje dhe drekë për pjesëmarrësit | për pjesëmarrës | 60 | |
3. Organizimi i workshop-eve tematike (mbi menaxhimin e konfliktit) | |||
3.1 Qera salle për workshop-in mbi menaxhimin e konfliktit | njësi | 3 | |
3.2 Pushim kafeje për pjesëmarrësit (3 ditë*78 pjesëmarrës) | për pjesëmarrës | 234 | |
4. Organizimi i workshop-it tematik mbi Njohurite e Medias | |||
4.1 Fast food për nxënësit (1 ditë* 467 pjesëmarrës) | për pjesëmarrës | 467 | |
5. Lançimi i një fushate sensibilizuese rinore mbi PEDH në gjimnazin Ibrahim Rugova | |||
5.2 Kostoja për refreshments në kuadër të sesionit informues mbi radikalizmin që çon drejt ekstremizmit të dhunshëm | për pjesëmarrës | 456 | |
6.Tre takime konsultuese periodike të zhvilluara për nxënësit në gjimnazin Ibrahim Rugova bazuar në zhvillimin e karrierës me fokus special drejt edukimit profesional | |||
6.1 Refreshment për tre takimet | për pjesëmarrës | 3 | |
7. Dy takime profesionale për nxënëset nga grupet e margjinalizuara dhe të disavantazhuara | |||
7.1 Qera salle për dy trajnime | njësi | 2 | |
7.2 Pushim Kafeje dhe drekë për pjesëmarrësit (2 trajnime*40 pjesëmarrës) | për pjesëmarrës | 80 | |
8. Organizimi i “Kamza code week 2019” drejtuar nga nxënës në shoqërinë e nxënësve nga 5 gjimnaze të Kamzës | |||
8.1 Refreshments | Për ditë | 5 | |
9. Promovimi për themelimin e një klubi rinor mbi demokracinë me nxënësit dhe një klubi për fuqizimin e femrave me vajzat e gjimnazit Ibrahim Rugova | |||
9.1 Refreshments( 4 akte*2 grupe/për çdo akt) | për aktivitet | 8 | |
10. Prindër, mësues dhe nxënës të SHQK Ibrahim Rugova mbajnë dy takime të përbashkëta me gjimnazet e tjera të Kamzës | |||
10.1 Refreshments dhe materiale për dy takime | për takim | 2 | |
11. Përcaktimi i prioriteteve së qeverisë lokale në Kamëz nga pjesëtarët e klubeve të demokracisë dhe fuqizimit të femrave | |||
11.1 Refreshments (A3.2) | për takim | 6 |
MIRËPRESIM OFERTËN TUAJ!