Skip to content Skip to footer

Ndërtimi i Kapaciteteve për Strukturat e Qeverisjes Vendore të Kurbinit

Departament: LGID

When: 1 Prill, 2009 to 30 Shtator, 201

Project Description:

Donator: World Vision Shqipëri

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim u zgjodh nga World Vision Shqipëri, (ËVA), ndërmjet shumë konkurrentësh të tjerë nën thirrjen për projekte lëshuar prej kësaj organizate për të përgatitur kurrikulën dhe për organizimin e 2 seminareve trajnues me administratën e bashkisë/komunave dhe atë të këshillave të tyre, dhe me administratën e qeverisjes vendore në zonën e Kurbinit mbi Planifikimin me Pjesëmarrje, Buxhetimin dhe Monitorimin dhe mbi Marrëdhëniet me Publikun. Propozimi i IDN-së nën këtë thirrje për projektet u hartua në përputhje me termat e referencës më synim që të asistonte në konsolidimin e aftësive dhe kapaciteteve të autoriteteve të qeverisjes vendore në Laç, Mamurras dhe Milot për të punuar së bashku drejt një sistemi të qeverisjes vendore transparent, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm i cili udhëhiqet prej nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve. Në maj të vitit 2009, ekipi i IDN-së me mbështetjen e stafit të Projektit të Kurbinit të ËVA-së organizoi me sukses 12 seminare trajnimi mbi planifikimin me pjesëmarrje, Buxhetimin dhe monitorimin me përfaqësues të grupeve të synuara nga zona e përmendur më sipër.

Trajnimet e mbetura, mbi komponentin e dytë të kësaj kontrate, Marrëdhëniet me Publikun, janë vendosur të zhvillohen në korrik të vitit 2009 dhe do të ndiqen nga një sërë aktivitetesh vazhdimësie të trajnuesve të IDN-së dhe të përfaqësuesve të grupeve të synuara.