sqen

Axhenda Gjinore për Zhvillimin Rural – Forcimi i Grave në Shoqërinë Rurale (GARD)

Departament:
When:
1 Shtator, 2012 to 1 Nëntor, 2013
Project Description:

Axhenda Gjinore për Zhvillimin Rural – Forcimi i Grave në Shoqërinë Rurale (GARD) është një Projekt Rajonal i financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet programit “Western Balkans and Turkey Civil Society Facility: Partnership actions- Empowerment of Women”.

Ky projekt i cili gjeografikisht shtrihet në Shqipëri, Bosnjë Herzegovinë, Kroaci dhe Spanjë do të punojë duke zhvilluar partneritete rajonale mes aktorëve kyç të barazisë gjinore në zonat e përzgjedhura të Ballkanit Perëndimor, dhe në të njëjtën kohë të ndërtojë kapacitetet në zhvillimin dhe promovimin e mekanizmave të nevojshëm përsa i përket rritjes së pjesëmarrjes së grave dhe fuqizimin e aktiviteteve të zhvillimit rural.

Projekti po implementohet nga katër organizata në katër shtete: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri, Agjencia për Bashkëpunim, Edukim dhe Zhvillim (ACED) në Bosnjë Herzegovinë, Organizata për Iniciativa Civile (OGI) në Kroaci, dhe Qendra për Studime Rurale dhe Agrikulturës Ndërkombëtare (CERAI) në Spanjë.
PËRSE “GARD”?

Konsideroni se iniciativat e pamjaftueshme të grave ose komunitetit të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në rajon, janë kryesisht rezultat i numrit të vogël të zgjedhjeve apo mungesa e plotë e tyre. Si rrjedhojë gratë janë në disavantazh ndaj burrave në të gjitha grupet sociale – ekonomike. Qasja e përgjithshme ndaj barazisë gjinore e cila do të vërë në përdorim kapacitetet e grave në zhvillimin rural ende nevojitet të zhvillohet.

Si rrjedhojë projekti GARD përqëndrohet tek organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) që punojnë në fushën e barazisë gjinore dhe zhvillimin rural. Këto OShC, do të bëhen anëtare të rrjeteve të tyre kombëtare ku përfaqësuesit e secilës organizatë do të marrin pjesë në aktivitetet e parashikuara në kuadër të Rrjetit Rural të Barazisë Gjinore.

Në një kohë që pjesëmarrja në rrjetet në nivel kombëtar do të jetë e hapur për të gjitha OShC-të, vetëm përfaqësuesit e zgjedhur do të thellojnë bashkëpunimin me aktivitete të ndryshme brenda rrjetit në nivel rajonal. Përveç OShC-ve, sektorit publik gjithashtu do të përfitojë nga implementimi i këtij projekti si një ‘target grup’, pasi të gjitha aktivitetet në nivel kombëtar do të implementohen në bashkëpunim me strukturat e qeverisjes vendore dhe autoritetet bashkiake me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë e kësaj nisme.

MISIONI !

Misioni i këtij projekti është të kontribuojë në fuqizimin e grave dhe lehtësimin dhe të forcojë rolin e grave në programet e zhvillimit rural si dhe të rrisë aksesin e grave në mundësitë për zhvillim në komunitetet lokale në zonat ku shtrihet ky projekt.

Objektivi specifik i këtij projekti është të zhvillojë partneritete të qëndrueshme rajonale midis aktorëve kyç në fushën e barazisë gjinore në të tre rajonet e targetuara të Ballkanit Perëndimor, të ndërtojë kapacitetet e tre dhe të rrisë kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e mekanizmave të nevojshëm për të rritur pjesëmarrjen dhe fuqizimin e tyre në aktivitetet e zhvillimit rural.

Si rrjedhojë ky projekt si dhe partnerët nga secili vend, kanë si qëllim të kombinojnë përpjekjet e tyre për promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor si dhe të kontribuojë për të siguruar një njohje dhe kuptim më të mirë të të drejtave të grave, mundësive të tyre ekonomike dhe mundësive për të influencuar zhvillimin social në veçanti për gratë në zonat rurale.

Realizimi i aktiviteteve rrjetëzuese të projektit, do të sigurojë që gratë, në veçanti në zonat rurale, të kenë një kontroll më të mirë të jetës së tyre, dhe ushtrojnë të drejtat e tyre të plota për të marrë pjesë në proceset vendim-marrëse në nivel rajonal, kombëtar apo lokal, më qëllim adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me pavarësinë legale, sociale dhe ekonomike.

GRUPET E TARGETUARA

Ky projekt do të targetojë OShC që punojnë në fushën e barazisë gjinore dhe zhvillimit rural në të tre rajonet. Të paktën 60 OShC do të bëhen anëtarë të rrjeteve të tyre kombëtare dhe 30 përfaqësues do të marrin pjesë e aktiviteteve të Rrjetit Rural të Barazisë Gjinore.

Ndërkohë që pjesëmarrja në rrjetet në nivel kombëtar do të jetë i hapur për të gjitha OShC-të, vetëm përfaqësuesit e zgjedhur do të thellojnë aktivitetet në rrjet në nivel rajonal. Përveç OShC-ve, edhe sektori publik gjithashtu do të përfitojë nga implementimi i këtij projekti si target grup, përderisa të gjitha aktivitetet në nivel kombëtar do të implementohen në bashkëpunim me strukturat e qeverisjes lokale dhe autoritetet bashkiake për të siguruar qëndrueshmërinë e nevojshme.

AKTIVITETET

Projekti është strukturuar në 3 kollona kryesore:

1)      Themelimi i Rrjeteve Gjinore Rajonale dhe Kombëtare për Zhvillimin Rural.

Fillimisht projekti do të mbështesë themelimin e tre Rrjeteve Gjinore Rajonale dhe Kombëtare për Zhvillimin Rural në të tre rajonet ku shtrihet ky projekt në Ballkanin Perëndimor.  Një lerësimi i të gjitha institucioneve relevante dhe vendim-marrësve të tjerë (privatë, publikë, dhe OJQ) të angazhuara në aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në zhvillimin rurale, do të zhvillohet gjatë fazës së parë të projektit. Do të organizohen takime dhe diskutime me aktorët e identifikuar në secilin vend për të siguruar ndërgjegjësimin e tyre mbi projektin dhe të sigurojë mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë iniciativë.

2)      Krijimi dhe adoptimi i i Axhendës Gjinore për Zhvillim Rural (GARD)

Në kuadër të projektit i Axhendë Gjinore për Zhvillim Rural, do të krijohet dhe adoptohet. Anëtarët e grupeve të punës do të realizojnë konsultime të zgjeruara dhe do të marrin pjesë në takimet e organizuara në mënyrë që të përcaktohen principet bazë për fuqizimin e grave në iniciativat e zhvillimit rural. Këto përpjekje do të çojnë drejt konceptit të Axhendës Gjinore për Zhvillim Rural, e cila do të përshkruaj në detaje principet bazë të pranuara, në lidhje me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në programet rurale.

3)      Promovimi dhe advokimi i principeve të  Axhendës Gjinore për Zhvillim Rural në nivel lokal

Në mënyrë që të përmirësohet ndërgjegjësim, do të zhvillohet një komunikim i drejtëpërdrejtë mbi ‘Axhendën”, me vendim-marrësit kyç në nivel lokal. Metoda që do të përdoret për promovimin është promocioni ‘lart-poshtë’. Ky model do të thotë që Rrjetet do të promovojnë principet e Axhendës tek aktorët lokalë (OJF, sektori privat, autoritetet lokale, dhe institucione të tjera publike). Aktivitetet promovuese do të zhvillohen në nivel lokal nëpërmjet edukimit dhe organizimit të një serie trajnimesh (duke mbuluar tema si: të drejtat e njeriut, diskriminimi gjinor, barazia gjinore etj).

Ndërkohë, promovimi në media do të organizohet në secilin vend pjesmarrës. Në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e aktorëve të interesuar në barazinë gjinore në zonat ku shtrihet kjo ndërhyrje, projekti do të konsistojë edhe në fushata sensibilizimi dhe aktivitete lëvizëse në territoret e Shqipërisë, Bosnjë Herzegovinës dhe Croacisë.

Projekti do të implementohet përgjatë 24 muajve.

Për më shumë informacion na kontaktoni.