sqen

Raport: Ridimensionimi i Strukturave Komunitare në Shqipëri

struktura komunitare picRaporti për Ridimensionimin e Strukturave Komunitare në Shqipëri u prezantua per here te parë në tryezën e organizuar nga IDM ne mars 2015. Nisma për ridimensionimin e strukturave komunitare u riiniciua në momentumin politiko-shoqëror të krijuar në vend me realizimin e konsolidimit territorial për t’iu përgjigjur njëherazi dy objektivave të rëndësishëm: së pari, gjallërimin e organizimit dhe aktivizmit qytetar duke siguruar që qytetarët të jenë partnerë në qeverisje dhe së dyti, për të fuqizuar komunitetet vendore duke garantuar qe shërbimet, përfaqësimi dhe qeverisja të jenë përsëri pranë komuniteteve vendore. Duhet thënë se oferta e ridimensionuar për strukturat komunitare që IDM është duke rekomanduar ka patur që në krye të herës një vëmendje aktive të qeverisë, politikës, grupeve të interesit në nivel vendor, përfshi qytetarët. Klikoni për të shkarkuar raportin e plotë: IDM_ RAPORTI_Ridimensionimi i Strukturave Komunitare në Shqipëri.