Skip to content Skip to footer

Raport mbi vlerën ekonomike të sektorit jofitimprurës në Ballkanin perëndimor & Turqi

raport bcsdnKy raport jep një vështrim të përgjithshëm të situatës aktuale të sektorit jofitimprurës në lidhje me mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe prezantimin e tyre në shtatë vendet e përfshira në studim: Shqipërinë, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Studimi jep informacion mbi cilësinë dhe besueshmërinë e statistikave rreth impaktit ekonomik të sektorit në këto vende, duke përfshirë dhe sfidat që OShC-të përballen për të siguruar këto të dhëna.

buy flexeril online buy flexeril online generic

Për më tepër, ai hartëzon dhe ravijëzon kapacitetet financiare dhe madhësinë dhe vlerën e sektorit vis-à-vis ekonomisë në tërësi. Ai synon të kontribuojë në procesin e ‘ligjshmërimit’ të sektorit jofitimprurës dhe aktiviteteve të tij përgjatë rajonit duke përshkruar pozicionin e sektorit në tregun e punës dhe rritjen ekonomike, pozicion i cili, jo rrallëherë, injorohet.

buy vibramycin online buy vibramycin online generic

Klikoni këtu për të shkarkuar raportin e plotë. Gjithashtu, mund të shkarkoni gjetjet kryesore dhe rekomandimet.

*Ky raport është përgatitur si pjesë e projektit katër-vjeçar “Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike – Fuqizimi i Advokacisë, Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve”, financuar nga BE në kuadër të “Programeve të Partneritetit për Organizatat e Shoqërisë Civile” dhe bashkë-financuar nga Balkan Trust for Democracy (BTD). Projekti po zbatohet nga Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), në periudhën 2012-2016, në bashkëpunim me 11 partnerë nga BE, Ballkani perëndimor dhe Turqia.