Skip to content Skip to footer

Njoftim zyrtar: Weber 2.0 ka nisur!

Kemi kënaqësinë të lajmërojmë se projekti WeBER (Western Balkans Enabling Project for Civil Society Monitoring of Public Administration Reform) 2.0 ka marrë mbështetjen e Komisionit Evropian për vazhdimësinë e tij dhe në tre vitet e ardhshme do të vazhdohet të punohet në reformimin e administratave publike në Ballkanin Perëndimor.

IDM, së bashku me organizatat e tjera te Ballkanit Perëndimor, anëtare të TEN (Think for Europe Network) (European Policy Centre – CEP Beograd, Institute for Democracy and Mediation – IDM Tiranë, Institute Alternativa – IA Podgoricë, Foreign Policy Initiative – FPI Sarajevë, Group for Legal and Political Studies – GLPS Prishtinë, European Policy Initiative – EPI Shkup) në partneritet me Qendrën e Politikave Evropiane – nga Brukseli dhe me mbështetjen financiare nga Komisioni Evropian, do të vazhdojnë punën e tyre për të fuqizuar më tej organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor në angazhimin e tyre për përpilimin dhe zbatimin e reformës në administratën publike në ne baze të kërkesave të procesit të pranimit në BE.

Projekti i parë WeBER solli një qasje të re hulumtimi për monitorimin e progresit të qeverive të rajonit në reformën në administratë bazuar në gjetjet e organizatave të shoqërisë civile dhe të udhëhequr nga Parimet SIGMA dhe kriteret e anëtarësimit. Gjithashtu, projekti i parë strukturoi kërkesat për reformë nga poshtë-lart duke krijuar një platformë rajonale “WeBER for PAR Dialogue” dhe duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile përmes ngritjes së kapaciteteve dhe takimeve konsultative. Këto aktivitete kanë hedhur themelet për përfshirjen e vazhdueshme të shoqërisë civile në diskutimet dhe monitorimin e reformës në administratë duke u mbështetur në një qasje rajonale nëpërmjet rezultateve të krahasueshme rajonalisht të monitorimit të projektit WeBER.

Nën emrin e tij të ri, Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar, modeli i WeBER 2.0 mbështetet në rezultatet e projektit të parë WeBER dhe raportet e monitorimit të PAR Monitor. WeBER 2.0 vazhdon logjikën e ndërhyrjes të zhvilluar dhe të provuar në mënyrë efektive në projektin e parë, përkatësisht krijimi i presionit rajonal dhe lokal në përputhje me parimet dhe kriteret e anëtarësimit të BE për të siguruar efektshmërisë afatgjate të politikës së kushtëzimit të BE dhe ruajtjen e arritjeve të këtyre reformave përtej sigurimit të përmbushjes së etapave në rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

WeBER 2.0 synon të ndihmojë në fuqizimin e shoqërisë civile duke e pajisur me njohuri, aftësi dhe mjete për të monitoruar reformën në administratë dhe për t’i kërkuar llogari qeverive të tyre për cilësinë e politikave që ata zhvillojnë, shërbimet që ofrojnë dhe për qeverisjen e tyre në nivel kombëtar dhe lokal.

WeBER 2.0 ka nisur në dhjetor 2019 dhe do të vijojë deri në dhjetor 2022.

Kliko linkun për të parë të gjitha publikimet në kuadër të projektit WeBer: https://idmalbania.org/?s=weber