Skip to content Skip to footer

Trajnimi i Trajnuesve për Mediatorë të Shëndetësisë

Departament: LGID
When: 1 March, 2008
Project Description: 

Donatorë: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD)-Programi “Fuqizimi i komuniteteve vulnerabël në Shqipëri

Ky projekt synoi trajnimin e 10-15 mediatorëve, anëtarë të komuniteteve Rom dhe Egjyptian. Mediatorët pritet që të veprojnë si një rrjet vullnetarësh që trajnojnë anëtarët e komunitetit mbi çështje relevante shëndetësore si dhe për ndërmjetësimin e konflikteve që shfaqen në komunitet e më konkretisht përsa u përket mosmarrëveshjeve të cilat përfshijnë institucionet shëndetësorë dhe strukturat e qeverisjes vendore. Programi i trajnimit përfshi një trajnim 3 ditor të trajnuesve, katër trajnime në nivel terreni dhe një sesion mbi zhvillimin aktual dhe planifikimin e vijimësisë.