Skip to content Skip to footer

Rihapet Thirrja për OJF në Kosovë: Lehtësim i akreditimit dhe zhvillimit të Akademisë Financiare të OShC-ve në Kosovë | Afati 17 nëntor 2023

KËRKESË PËR OFERTË

Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur për organizatat e shoqërisë civile të rregjistruara në Kosovë “Kërkesë për ofertë” me objekt Lehtësim i akreditimit dhe zhvillimit të Akademisë Financiare të OShC-ve në Kosovë. për organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit me nr. Kontrate  RER-21/0005.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në email me subjektin “Smart Balkan – Aplikim: Lehtësim i akreditimit dhe zhvillimit të Akademisë Financiare të OShC-ve në Kosovë. pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 17.11.2023, ora 17:00.

 

IDM-Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse që ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.

Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Email i dorëzimit të ofertës:

[email protected]

 

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IDM është e intresuar për të kontraktuar organizatë jofitimprurëse me seli në Kosovë për  lehtësuar procesin e akreditimit dhe zhvillimit të Akademisë Financiare të OSHC-ve në Kosovë. Të gjithë aplikantët e interesuar që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me email:

  1. Të plotësojë kërkesat specifike (referohu ToRs).
  2. Të jetë e rregjistruar në Kosovë.
  3. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore.

Oferta duhet të dorëzohet me Email. Në subjektin e emailit shkruani “Smart Balkan – Aplikim: Lehtësim i akreditimit dhe zhvillimit të Akademisë Financiare të OShC-ve në Kosovë”.

Në email duhet të bashkëlidhni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktit i statutit të organizatës.
  2. Aneks1-Metodologjia e shërbimit të kërkuar.
  3. Aneks 2Propozimi financiar i ofertuesit, duhet të jetë në EURO dhe duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që të gjitha detyrimet ligjore përkatëse janë të përfshira.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. Curriculum vitae e organizatës aplikuese;
  8. Shprehja e interesit e cila duhet të shpjegojë se si OSHC-ja plotëson kërkesat e pozicionit dhe referojuni përvojave të lidhura me rezultatet.

 

Thirrja është e hapur vetëm për OSHC-të e rregjistruara dhe aktive në Kosovë. Degët e OSHC-ve ndërkombëtare nuk lejohet të aplikojnë.

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Për më shumë detaj referojuni ToRs bashkëlidhur. Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected] Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga aplikantët që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohet të gjithë aplikantëve pjesëmarrës në tender.

 

Vlerësimi i aplikimeve zhvillohet sipas pikëzimit më poshtë:

  • CV ose/dhe eksperienca e organizatës – 35 %
  • Metodologjia e shërbimit të kërkuar – 35%
  • Propozimi financiar-30%