Thirrje për Ekspert
për Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit “Instrumentet e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit” i financuar nga Bashkimi Evropian, implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me fondacionin Bullgar “Risk Monitor”.
Tiranë, 31 Korrik 2018 – IDM kërkon të kontraktojë një Ekspert për Vlerësimin dhe Monitorimin e Projektit “Instrumentet e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit’ financuar nga Bashkimi Evropian.
Eksperti do të kontribuojë me një raport dhe rekomandime bazuar në gjetjet e Vlerësimit dhe Monitorimit të procesit të zbatimit të projektit.
Raporti duhet të jetë një vlerësim i orientuar në bazë të përformancës dhe impaktit të siguruar nga IDM, si organizata kryesore dhe 25 organizata nën-grantuese, të përfshira në zbatimin e këtij projekti.
Eksperti do të rishikojë dokumentacionin e projektit (kontratën, raportet e ndërmjetme, të dhënat statistikore dhe të do të shqyrtojë të gjitha aktivitetet e realizuara dhe botimet përkatëse).
Bazuar në analizën e dokumentacionit, intervista, takime me të gjithë partnerët e përfshirë në zbatimin e projektit, eksperti do të bëjë vlerësimin dhe rekomandime për rritjen e qëndrueshmërisë së projektit dhe partneritetit.
Raporti i paraqitur nga eksperti duhet të përmbajë:
- Përshkrim të Metodologjisë e vlerësimit
- Termat e referencës
- Rëndësinë e projektit dhe të strategjive të aplikuara
- Të dhëna mbi efektivitetin në arritjen e objektivave
- Të dhëna mbi vlerësimin e respektimit të rregullave të Vizibilitetit i projektit
- Të dhëna mbi bashkëpunimin mes partnerëve dhe institucioneve
- Të dhëna mbi treguesit sasiorë dhe cilësorë lidhur me realizmin e aktiviteteve
- Të dhëna mbi eficencën e zbatimit të programit
- Të dhëna mbi menaximi e projektit dhe strukturën operacionale
- Të dhëna mbi ndarjen e informacionit dhe proceseve pjesëmarrëse në vendimmarrje
- Impakti te qytetarët
- Arritjet kryesore të projektit
- Ndryshimi që ka sjellë tek grupi i synyar
- Qëndrueshmëria
- Konkluzione dhe Rekomandime
Vlerësimi dhe monitorimi i këtij projekti do të kryhet në përiudhën 1 tetor-15 nëntor 2018.
Për të aplikuar, dergoni ofertën dhe CV-në tuaj (deri në 5 000.00 EUR), përpara datës 10 shtator, ora 17.00, në adresën [email protected]