Iliada Korçari është hulumtuese dhe koordinatore projekti në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në të cilin ka fokus kërkimor qeverisjen dhe studimet rajonale. Fushat e saj të kërkimit janë nacionalizmi, shtetndërtimi dhe mendimi modern e bashkëkohor.
Ajo ka punuar për disa vjet në administratën publike, në sektorin e politikave kulturore; është angazhuar si hulumtuese në projekte kërkimore të ndryshme dhe zhvillon seminaret e kursit të Nacionalizmit dhe Identitetit në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Shkencave Politike që prej vitit 2015.
Iliada është e diplomuar në Shkenca Politike (BA) dhe Marrëdhenie Publike – Komunikim (BA) dhe në Teori Politike MSc. dhe Studime Ruse e Evropiano Lindore, Msc., gjatë të cilave ka përfituar disa bursa studimi.
Ajo zotëron gjuhët shqip (amtare), anglisht, italisht dhe spanjisht, është e ndërmjetme në frengjisht dhe fillestare në gjermanisht e bullgarisht.
Përzgjedhje artikujsh:
Korçari, I. 2010, 10 shkr. Kosova si kampi ku gjendja e jashtëzakonshme është bërë e zakonshme. Gazeta 5(18), 4-5.
Korçari, I. 2009, 18 nën. Dimensioni spektakolar i politikës sot: Çështja “Marubi”. Gazeta (8), 14-15.
Korçari, I. 2007. A e zgjidhin kuotat çështjen e përfaqësimit?. Gaja (3).