Zona: Shqipëri
Donatori: Fondacioni për Demokraci Westminster, MB
Përpjekjet për të ndërtuar modele për përfaqësueshmëri të përgjegjshme dhe për rolin kushtetues të deputetëve përbëjnë ende një sfidë për ndërtimin e besimit të qytetarëve në klasën politike të vendit. Projekti adreson çështjen e përgjegjshmërisë së deputetëve kundrejt zgjedhësve të tyre dhe krijimin e një modeli përgjegjësie ndaj zgjedhësve për deputetët.
Objektivi më i rëndësishëm i projektit ishte vendosja e lidhjeve efektive të anëtarëve të Parlamentit me një përfaqësi gjithëpërfshirëse të zgjedhësve pavarësisht lidhjeve politike që ndihmon krijimin e imazhit të “politikanëve që u shërben njerëzve”. Dy deputetë, Z. Besnik Mustafaj (aktualisht Ministër i Jashtëm i Shqipërisë) të partisë Demokratike dhe Z.
Marko Bello i Partisë Socialiste punoi ngushtësisht me IDN-në për të implementuar aktivitetet në zonat e tyre zgjedhore përkatëse.
Si një produkt final, IDN-ja në bashkëpunim me disa deputetë formuluan amendamentet e ligjit ekzistues mbi stafin lokal të zyrave lokale të deputetëve në mënyrë që anëtarët e Parlamentit. Eksperiencat e projektit dhe specifikimi i detyrave të zyrave të deputetëve u përfshinë në publikim.