Donatorë: World Learning
Zonat: Shkodër, Shqipëri
Projekti fokusohet në një kusht tejet të rëndësishëm për një qeverisje vendore të hapur, transparente dhe të përgjegjshme, përfshirjen e qytetarëve në sistemin e qeverisjes vendore. Ai ndjek praktikat më të mira dhe eksperiencat e vendosura nga IDN dhe Balkan Trust for Democracy në qytetin e Shkodrës gjatë periudhës 2006 – 2008 me anë të mbështetjes së grupeve me bazë komunitare dhe qendrës së komunitetit si një strukturë aktive për forcimin e qeverisjes me pjesëmarrje. Qëllimi kryesor i propozimit aktual është të përmirësojë qeverisjen në nivel vendor nëpërmjet forcimit të rolit të qytetarëve në proceset vendore të vendimmarrjes si dhe nëpërmjet ndërtimit të një modeli inovativ të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe komunitetit në qytetin e Shkodrës nëpërmjet qendrës komunitare.