Skip to content Skip to footer

BLOG post: Pasojat e pastrimit të parave

Ideja e pastrimit të parave është e thjeshtë në parim. Dikush që ka përfituar disa të ardhura në mënyrë të paligjshme do të përpiqet të sigurojë që të mund t’i përdorë këto fonde pa u kuptuar se ato janë rezultat i veprimeve së paligjshme. Për ta bërë këtë do të ketë nevojë të maskojë të ardhurat në mënyrë që burimi origjinal të fshihet dhe për rrjedhojë vetë fondet të duken të ligjshme.

Në thelb ekzistojnë tre mënyra me anë të cilave fitimet mund të bëhen të paligjshme; (i) të ardhurat janë rezultat i veprimeve të paligjshme (p.sh. korrupsioni, ryshfeti, evazioni fiskal, prodhimi dhe/ose tregtimi i produkteve të paligjshme); (ii) të ardhurat janë rezultat i veprimeve të paligjshme me ‘produkte’ të ligjshme (p.sh. kontrabandë); ose (iii) vetë të ardhurat përdoren për qëllime të paligjshme (p.sh. financimi i krimit të organizuar, terrorizmi).

Kohët e fundit ka patur një përpjekje për të arritur një nivel të standardizimit ndërkombëtar në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, e udhëhequr nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar (FATF).

FATF është një organ ndërqeveritar i themeluar në 1989 për vendosjen e standardeve dhe promovimin e zbatimit efektiv të masave ligjore, rregullatore dhe operacionale për luftimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe kërcënime të ngjashme për integritetin e sistemit financiar ndërkombëtar. FATF ka hartuar një set rekomandimesh që mirënjihen si standarde ndërkombëtare për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ato përbëjnë bazën për një përgjigje të koordinuar ndaj kërcënimeve të integritetit të sistemit financiar. Të publikuara për herë të parë në 1990, Rekomandimet e FATF u rishikuan në 1996, 2001, 2003 dhe, së fundmi, në 2012 për të siguruar që ato të mbeten të përditësuara dhe të kenë aplikim universal.

FATF monitoron ecurinë e anëtarëve të saj në zbatimin e masave të nevojshme, rishikon teknikat dhe kundërmasat e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe promovon miratimin dhe zbatimin e masave të duhura në nivel global. Në bashkëpunim me aktorë të tjerë rajonalë, FATF punon për të identifikuar dobësitë në nivel kombëtar me qëllim mbrojtjen e sistemit financiar ndërkombëtar nga keqpërdorimi.

Megjithëse pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit mbeten sfidë për të gjitha vendet, ato kanë pasoja veçanërisht të ndjeshme për vendet në zhvillim. Vendet me sisteme financiare të brishta janë më të ndjeshme ndaj efekteve të pastrimit të parave. Rrjedhimisht, kërcënohet mirëqënia ekonomike, kohezioni social dhe siguria e vendeve që përdoren si platforma për pastrimin e parave.

buy elavil online buy elavil online generic

Nga ana tjetër, një kornizë rregullatore efektive ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ka përfitime të konsiderueshme për një vend si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.

Më poshtë shpjegohen shkurtimisht disa nga pasojat kryesore të pastrimit të parave:

Në ekonomi: Pastrimi i parave është problem si për tregjet financiare kryesore në botë dhe për tregjet në zhvillim pasi dëmton institucionet financiare që janë kritikë për rritjen ekonomike. Ndërkohë që tregjet në zhvillim si Shqipëria zhvillojnë ekonominë dhe sektorët e tyre, ata gjithashtu bëhen gjithnjë e më shumë shënjestra për pastrimin e parave. Pastrimi i parave nxit krimin dhe korrupsionin dhe rrjedhimisht ngadalëson rritjen ekonomike dhe ul produktivitetin e ekonomisë reale. Efektet negative të pastrimit të parave në ekonomi mund të shfaqen në kërkesën për para, ritmet e rritjes, shpërndarjen e të ardhurave, kurset e këmbimit, dhe të ardhurat nga taksat.

Në qeverisje: Pastruesit e parave kërcënojnë cilësinë e qeverisjes së vendit nëpërmjet shtrembërimit të procedurave të privatizimit ose prokurimit publik. Organizata kriminale mund të fitojnë mbi operatorët ekonomikë legjitimë në përfitimin e kontratave publike apo blerjen e ndërmarrjeve shtetërore.

buy neurontin online buy neurontin online generic

Kur të ardhurat e paligjshme investohen në këtë mënyrë, kriminelët rrisin potencialin e tyre për të kryer më shumë veprimtari kriminale apo korrupsion dhe e privojnë vendin nga ajo që duhet të jetë një ndërmarrje apo veprimtari e ligjshme taksapaguese, e bazuar në treg, që kryen një shërbim apo funksion publik në dobi të shoqërisë.

Sociale: Pastrimi i parave u lejon keqbërësve të zgjerojnë operacionet e tyre. Kjo rrit kostot e qeverisë për shkak të nevojës për zbatim më të lartë të ligjit. Pastrimi i parave zhvendos fuqinë ekonomike, dhe për rrjedhojë politike, nga qeveria, qytetarët dhe tregu te keqbërësit, çka mund të çojë në kapjen e një qeverie. Në përgjithësi, volumet e larta të pastrimit të parave sjellin reduktimin e shpenzimeve publike dhe investimeve strategjike në shëndetësi, edukim, shërbime sociale, infrastrukturë. Për rrjedhojë, mirëqënia e qytetarëve përkeqësohet.

Në zhvillim: Çdo vend me regjim të dobët të parandalimit të pastrimit të parave përballet me pasoja negative për zhvillimin. Institucionet e huaja financiare mund të kufizojnë transaksionet e tyre me institucionet vendase, të ndalojnë investimet e tyre, t’i bëjnë transaksionet më të shtrenjta ose të ndërmarrin kontrolle shtesë. Bizneset dhe organizatat legjitime vendase mund të vuajnë nga aksesi i kufizuar në tregjet financiare ose kosto më të larta për shkak të mbikëqyrjes të shtuar të pronësisë, organizimit dhe sistemeve të kontrollit. Si rezultat, çdo vend me regjim të dobët tërheq më pak investime të huaja private. Për më tepër, ndihma shtetërore e huaj mund të ulet ndjeshëm.

Në siguri: Të perceptosh një vend si strehë të pastrimit të parave ka të ngjarë të tërheqë më shumë keqbërës. Disa faktorë që çojnë në rritjen e krimit dhe korrupsionit janë zbatimi i dobët ose selektiv i dispozitave të parandalimit të pastrimit të parave dhe dënimet joefektive, përfshirë masat e konfiskimit dhe sekuestrimi të aseteve. Me qëllim për të lehtësuar procesin e pastrimit të parave, keqbërësit rrisin ryshfetin për zyrtarët publik, punonjësit dhe drejtuesit e institucioneve financiare, noterët dhe kontabilistët, ligjvënësit, autoritetet mbikëqyrëse, zyrtarët e policisë, prokurorët dhe gjykatat.

Në sektorin privat: Pastruesit e parave përdorin kompani guacka, të cilat janë kompani tregtare që duken të ligjshme, por në fakt kontrollohen nga keqbërësit. Këto kompani guackë përziejnë fondet e paligjshme me fonde legjitime për të fshehur burimin e të ardhurave.

buy tadacip online buy tadacip online generic

Duke përdorur kompani guackë dhe investime të tjera në kompani legjitime, të ardhurat nga pastrimi i parave mund të përdoren për të kontrolluar industri ose sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Kjo shkakton paqëndrueshmëri dhe shtrembërime artificiale të çmimeve të produkteve. Gjithashtu ofron një mënyrë për të shmangur taksimin dhe kështu privon vendin nga të ardhurat.

Ky blog është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit në kuadër të projektit “Mbështetja e Luftës kundër Pastrimit të Parave”, zbatuar në Shqipëri nga IDM në bashkëpunim me American Bar Association – Rule of Law Initiative, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të Sh.B.A.