Skip to content Skip to footer

Ndërtimi i kapaciteteve të Aktorëve Vendorë për Çështjet e Zhvillimit Rural

Departament: LGID
When: 1 March, 2009 to 1 Maj, 2009
Project Description: 

Donatori: OXFAM Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me OXFAM, IDN ka filluar implementimin e një sërë aktivitetesh të cilat përqendrohen në zhvillimin e partneriteteve lokalë dhe në forcimin e bashkëpunimit për zhvillimin rural në Shqipëri. Një sërë trajnimesh janë ndërmarrë në qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Dibrës për ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve vendorë qofshin këta publikë, privatë ose civilë lidhur me zhvillimin rural, qasjen LEADER, dhe krijimin e GVV-ve në Shqipëri.

buy diflucan online buy diflucan online generic

Objektivi specifik i kësaj iniciative është të informojë dhe trajnojë komunitetet rurale dhe aktorët ruralë në tre zonat e synuara për të ndërtuar partneritete bazuar në qasjen LEADER (GVV-Grupet e Veprimit Vendor), të shpjegojë dhe tregojë praktikat më të mira të vendeve të tjera për të zbatuar dhe forcuar më tej partneritetin rural me anë të një qasjeje nga poshtë-lart, të shpërndajë mjetet dhe mënyrat e nevojshme të cilat stimulojnë dhe promovojnë pjesëmarrjen e komuniteteve rurale në proceset e vendimmarrjes dhe të buxhetimit në nivel vendor, të ngrejë shqetësimet dhe të theksojë rëndësinë e balancës gjinore përgjatë procesit të vendosjes në funksion të GVV-ve.

Grupi i aktiviteteve filloi me një seminar iniciues të organizuar në Tiranë me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të përfshirë në çështjet e zhvillimit rural dhe që veprojnë në rrethet Vlorë, Dibër dhe Shkodër.

buy amoxicillin online buy amoxicillin online generic

Ky seminar shërbeu kryesisht për të sensibilizuar aktorët mbi relevancën e zhvillimit rural për kontekstin e punës së tyre si dhe për të marrë mbështetjen e tyre për identifikimin e zyrtarëve të mundshëm civilë dhe publikë që do të përfshihen në një sërë trajnimesh dhe në punën e mëtejshme për ndërtimin e GVV-ve të parë në zonat e tyre. Gjithashtu, seminari u pasua nga publikimi i një Guidë Informuese mbi Formimin e Grupeve të Veprimit Vendor. Qëllimi i këtij manuali ishte jo vetëm të ofronte disa hapa praktikë për mënyrën se si është i ndërtuar një GVV por edhe të ofronte shembuj konkretë të marra nga eksperienca ndërkombëtare që tregojnë procesin e ndërtimit të GVV-ve të veçanta në zona specifike.

buy symbicort online buy symbicort online generic