Skip to content Skip to footer

Manual: Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstemizmit të Dhunshëm

Duke u bazuar në dinamikën dhe kompleksitetin e fenomenit të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ky material ndërtohet nën të ashtuquajturën “qasje e butë” dhe i kushton rëndësi të veçantë rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit. Megjithatë, roli, detyrat dhe karakteristikat e punonjësve të policisë që përmenden në këtë material, mund të gjejnë zbatim në të gjithë spektrin e qëndresës komunitare.

buy intagra online buy intagra online generic

Ky manual informon oficerët e policisë për qasjen e tyre ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm; bashkëpunimin me aktorët e tjerë në nivel vendor, si dhe ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me komunitetet vendore për të siguruar suksesin e forcimit të qëndresës komunitare, dhe më specifikisht rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve.

Manuali është i strukturuar në pesë pjesë kryesore. Fillimisht trajtohet konteksti i ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, sfidat dhe nxitësit; ndërsa pjesa e dytë shpjegon rolin e policimit në komunitet për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

buy filitra online buy filitra online generic

Pjesa e tretë përqendrohet tek bashkëpunimi i policisë me institucionet e tjera shtetërore dhe jo shtetërore për parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm; pjesa e katërt shpjegon rolin e policisë në procesin e rehabilimit dhe riintegrimit të luftëtarëve të huaj terroristë; dhe së fundmi, nënvizohen konsideratat etike dhe zbatimi i të drejtave të njeriut gjatë veprimeve të policisë.

Shkarko në Shqip

***Ky manual është hartuar në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”. Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, si dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me financimin e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).

Manuali është përgatitur nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri.

buy zovirax online buy zovirax online generic