Skip to content Skip to footer

Kërkesë për Ofertë (Afati: 25 nëntor 2020)

KËRKESË PËR OFERTË

për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Ofertë një kompjuteri dhe dy laptopë për organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit “Zgjerimi i hapësirës demokratike përmes angazhimit të qytetarëve në vendimmarrje”.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në zarf të mbyllur me vulë me emërtimin “ Ofertë blerje Ofertë blerje një kompjuteri dhe dy laptopë pranë zyrës të organizatës sonë deri më datë 25.11.2020, ora 17:00

 

Tiranë, më 20/11/2020- IDM-Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.

Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Adresa e dorëzimit të ofertës: IDM, Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017, Tiranë – www.idmalbania.org

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IDM është e interesuar për të kontraktuar një subjekt me veprimtari “Shitje kompjuterësh dhe aksesorë elektronikë”.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorëzojnë propozimin e tyre me zarf të mbyllur.

  1. Të jenë të regjistruar pranë QKB.
  2. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore.
  3. Vendndodhja e subjektit : Shqipëri

Oferta duhet të dorëzohet me sistemin me “zarf”.

Në zarf duhet të vendosni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. Formularin e specifikimeve teknike të ofruar nga ana e ofertuesit. (ANEKSI 1)
  3. Propozimi financiar i ofertuesit (ANEKSI 2) duhet të jetë në Lekë shqiptarë, duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. IDM Code of Conduct ANEKS 3 (të firmosur dhe të vulosur).

Propozimi financiar:

Zarf duhet të ketë mbishkrimin “Ofertë blerje një kompjuteri dhe dy laptopë

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për s ‘kualifikim.

Per çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected] ose [email protected].

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marrin pjesë në tender, do t’ju njoftohet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në tender.

Vlerësimi ofertave zhvillohet me sistemin PASS-FAIL.

Të gjithë ofertuesit do të vlerësohen nëse specifikimet janë përmbushur. Tabela e mëposhtme do të përdoren për specifikimet teknike. Vetëm ato oferta që kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen për çmimet e tyre.

Çmimi më i ulët në raport me specifikimet teknike do të jenë kriteret vendimtare për fituesin.

TABELA E VLERESIMIT TEKNIK TE OFERTAVE

Ofruesi

Specifikimet

Dokumentacioni

Ofrohet

Pass

Fail

Ofruesi #1

 

 

 

 

 

Ofruesi #2

 

 

 

 

 

 

1 – Dobët

2 – Pranueshëm

3 – Shumë Mirë

Shembull: Tabela 

 

KUSHTET E KONTRATËS

  1. Në se nuk plotësohen të gjitha kriteret, kandidati nuk kualifikohet dhe do të vazhdohet me kandidatin tjetër të renditur.
  2. Pas shitjes së produktit, ju lutem përcaktoni emrin, adresën dhe personin e kontaktit i cili do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mbështetjen deri në fund të periudhës së garancisë.
  3. Pagesa 100% do të kryhet pas pranimit të faturës tatimore për shërbimin e kërkuar sipas planit që do paracaktohet me ofertuesin, nëpërmjet transfertës Bankare në numrin e llogarisë të subjektit ofrues ose cash brenda 30 ditëve
  4. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
  5. Subjekti duhet të garantojë produkte cilësore.

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE TË KËRKUARA

  1. Kompjuter Desktop : Të jetë një marke e njohur (Sasia=  1 copë)

Specifikimet për kompjuterin desktop :

Processor:                           të paktën Intel Core i5

RAM:                                 të paktën 8 GB

Hard Disk:                        HDD 500 GB rpm SATA or SSD 240/256 GB

Optical Device:                Slim SATA SuperMulti DVD writer

Ports:                                Front: 2 USB 3.0, 1 headphone, 1 microphone

Back:                                     2 USB 3.0, 4 USB 2.0, 1 serial, 1 VGA, 1 DisplayPort,

1 audio line in, 1 audio line out, 1 RJ-45

Communication:             LAN Integrated

Accessories:                       US-layout keyboard and mouse

Monitor:                              të paktën 17”

Garancia:                           të paktën 1 year

  1. Laptop: Të jetë një marke e njohur (Sasia=  2 copë)                      

Specifikimet:

Processor:

të paktën Intel Core i7

RAM:

të paktën 8GB DDR4

Solid State Drive:

256 GB PCIe NVMe M.2 SSD

Monitor:

15.6″ FHD 1920 x 1080p AG

Garancia:               

të paktën 1 year

 

MIRËPRESIM OFERTËN TUAJ!