Donator: UNDP Albania
Partnerët: CIVICUS – Aleanca Botërore për Pjesëmarrjen e Qytetarëve (Johanesburg, Afrika e Jugut)
IDN-ja me anë të mbështetjes së PNUD-it në Shqipëri dhe në partneritet me CIVICUS, Aleancën Botërore për Pjesëmarrjen e Qytetarit, (Johanesburg, Afrika e Jugut) ka lançuar në qershor të vitit 2009 fillimin e Indeksit të Shoqërisë Civile në Shqipëri, një projekt kërkimor madhor i asociuar me CIVICUS i cili synon të vlerësojë gjendjen e shoqërisë civile në vendet e botës. Që prej vitit 2003, Indeksi i Shoqërisë Civile është zbatuar në rreth 80 vende nëpër botë dhe është sjellë për herë të parë në Shqipëri nga IDN-ja gjatë vitit të sipërpërmendur me anë të një marrëveshjeje partneriteti me CIVICUS. Instituti është përzgjedhur, ndërmjet shumë konkurrentëve të tjerë për të koordinuar implementimin e agjendës së IShC-së për Shqipërinë me qëllim mundësimin e një analize të thelluar të gjendjes së zhvillimit të shoqërisë civle shqiptare.
Kjo iniciativë është rezultati i thuajse nëntë muajsh përpjekjesh të ekipit të IDN-së për të aplikuar tek CIVICUS për marrjen e licencës së IShC-së dhe për të ngritur më tej fonde për zbatimin e këtij projekti kërkimor madhor. Indeksi i Shoqërisë Civile përfshin një metodologji të kuptueshme që është hartuar për të vlerësuar performancën e këtij sektori me anë të katër dimensioneve kryesorë, angazhimi qytetar, praktikimi i vlerave, niveli i organizimit dhe perceptimi i impaktit, të cilat janë zhvilluar të gjitha brenda një dimensioni të pestë, mjedisit ku veprojnë aktorët e shoqërisë civile. Gjatë vitit 2009 IDN-ja ka ndërmarrë pjesën më të madhe të studimit sasior e cila do të ndiqet nga ai cilësor në mënyrë që të mundësohet hartimi i Indeksit shqiptar të Shoqërisë Civile. (në maj 2010).