Skip to content Skip to footer

Fuqizimi i grupeve qytetare për llogaridhënien në Polici

Departament: LGID
When: 1 Dhjetor, 2006 to 15 Qershor, 2007
Project Description:

Mbështetur nga: Casals/USAID

 

Zonat: Tiranë, Durrës

Policia e Shtetit është institucioni kryesorë që garanton sigurinë dhe rendin publik në Shqipëri. Siç ndodh me institucione të tjerë shtetërorë në vend, disa elementë të Policisë së shtetit, raportohen si të korruptuar, abuzojnë me pozicionet e tyre dhe me fuqinë për të marrë privilegje të pa-merituara ose të pa-ligjshme. Ky projekt, zhvilluar në partneritet me Zyrën e Avokatisë së Qytetarit (CAO) dhe Koalicionin Shqiptar kundër Korrupsionit (ACAC), është një përpjekje për të luftuar këtë fenomen nëpërmjet llogaridhënies publike të Policisë së Shtetit kundrejt komuniteteve të qytetarëve.

Qëllimi i këtij projekti është ulja e korrupsionit dhe abuzimit me ligjin në Policinë e Shtetit nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit të publikut dhe organizimit të qytetarëve.
Objektivat janë : (1) vendosja e Bordeve të Monitorimit Qytetarë-Polici për të investiguar dhe negociuar rastet e procedimit publik të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin në Policinë e Shtetit dhe (2) rritja e nivelit të ndërgjegjësimit të oficerëve të policisë dhe e komunitetit lidhur me fenomenin e korrupsionit.

Ky është një projekt-pilot që është implementuar në Tiranë dhe Durrës. Në të dy qytetet Bordet e Monitorimit Qytetarë-Polici përbëhen nga qytetarë vullnetarë me një eksperiencë të shquar profesionale dhe me reputacion të mirë në komunitetet e tyre. Detyrat e këtyre bordeve janë që të investigojnë dhe diskutojnë mbi rastet e korrupsionit në polici, abuzimit me pushtetin ose pasivitetin të cilat do të raportohen në to prej qytetarëve nëpërmjet numrave të tyre të telefonit. Pastaj bordet hartojnë rekomandime për komisariatet e policisë dhe për rastet tipike të korrupsionit ose të abuzimit me pushtetin që ai do të organizojë në bashkëpunim me qytetarët që preken nga rastet dhe oficerët e policisë për shefat e tyre.

Bordet e Monitorimit Qytetar-Polici nuk synojnë të zëvendësojnë vlerësimin dhe llogaridhënien e brendshme të Policisë së Shtetit. Por Bordet e Monitorimit Qytetar-Polici do të sigurojnë ndërveprim të ngushtë ndërmjet oficerëve të policisë dhe qytetarëve për të identifikuar ata punonjës të policisë të cilët nuk sillen në përputhje me normat dhe që janë të korruptuar si dhe për të komplimentuar ata të cilët tregojnë një sjellje të mirë. Si struktura formale e departamentit ashtu edhe vlerësimi i vazhdueshëm nga qytetarët janë të nevojshme për një sistem të llogaridhënies efektiv. Duke ndjekur investigimin e rasteve të korrupsionit, rekomandimet e Grupeve të Monitorimit Qytetar-Polici do t’ju adresohen shefave të komisariate lokalë si edhe strukturës qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Nëse nuk ndërmerret veprim i mëtejshëm mbi çështjet e paraqitura nga këto struktura, atëherë rastet do të bëhen publikë në mënyrë që Policia e Shtetit të vendoset përballë llogaridhënies së opinionit publik. Me anë të këtyre aktiviteteve, projekti synon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth korrupsionit dhe kthimin e tyre nga konsumatorë pasivë të sigurisë publike në prodhues aktivë të saj si dhe t’i ofrojë Policisë së Shtetit një mënyrë për të matur dhe përmirësuar punën e saj me anë të llogaridhënies tek komunitetet.