Skip to content Skip to footer

Forumi i Kandidatëve

Departament: LGID
When1 Maj, 2000 to 31 Tetor, 2000
Project Description: 

Zonat: Nëntë bashki në Shqipëri

Donatori: Ambasada e ShBA-së, Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, Ambasada Britanike

Për shkak të risisë që ka sjellë në kulturën politike shqiptare dhe të impaktit të tij, ky projekt mbetet një nga simbolet e njohjes publike të IDN-së. Për herë të parë në historinë shumëpartiake të Shqipërisë, debatet ndërmjet kandidatëve rivalë u bënë një ngjarje publike kryesore.

Sponsorizimi i debateve ndër partiakë gjatë zgjedhjeve për qeverisjen vendore të vitit 2000 rezultuan në ndërtimin e besimit ndërmjet kandidatëve dhe në shkëmbimin publik të informacionit ndërmjet Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në nëntë zona ku u zhvilluan këto debate (Shkodër, Kukës, Tiranë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Durrës, Elbasan dhe Korçë). Mediet vendore dhe shtypi mbuluan gjerësisht debatet ndër-partiake. Ekipet vendore nga të dy partitë kryesore shërbyen si mobilizues kryesorë të projektit. Ata morën trajnime në Tiranë për organizimin e debateve politike, lehtësimin e dialogut dhe diskutimeve ndërmjet kandidatëve rivalë, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe për përmirësimin e besimit të tij në proceset elektorale.

U vërejt një ulje e tensioneve politike në zonat ku u zhvillua programi.

Sipas fjalëve të Kryetarit të Partisë Socialiste në Shkodër debate ishte: “Ngjarja kryesore dhe më e rëndësishme në Shkodër për dhjetë vjetët e fundit”.