Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Tryezë Diskutimi: Menaxhimi i pandemisë COVID-19: ndikimi i tij në demokracinë dhe prokurimet publike në Shqipëri | 23 Mars 2023

March 23, 2023 @ 10:30 am - 12:00 pm

Pandemia e COVID-19 pati një ndikim të lartë ndaj shoqërisë tonë, duke marrë jetë njerëzore dhe duke shtuar sfidat globale ekonomike, politike, shëndetësore dhe sociale. Si pjesë e një projekti rajonal “Përmirësimi i qeverisjes ndërkombëtare në kujdesin shëndetësor – Pandemia COVID-19 dhe mësimet e nxjerra nga Ballkani Perëndimor” IDM hulumtoi mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Raporti shqyrtoi ndikimin që patën masat kundër pandemisë në gjendjen e demokracisë në Shqipëri, lirinë e shprehjes, dhe prokurimet publike. Raporti gjithashtu shqyrton edhe ndikimin e pandemisë në sferat e tjera në vend, duke përfshirë jetëgjatësinë, punësimin; sistemin e kujdesit shëndetësor, politikën e jashtme, fushatat e dezinformimit, si dhe mbështetjen e organizatave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.

buy acyclovir online buy acyclovir online generic

Pandemia e COVID-19 ende nuk ka përfunduar dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e valëve të reja, megjithatë, shumica e vendeve kanë hequr kufizimet e pandemisë, pasi perceptimi i rrezikut shëndetësor të virusit ka ndryshuar, veçanërisht për popullatat e vaksinuara.

Rreth folësve:

Znj. Aranita Brahaj, drejtore e përgjithshme e organizatës jofitimprurëse Instituti Shqiptar i Shkencave, dhe e projektit OpenProcurementAlbania. Znj. Brahaj do të flasë rreth ndikimit të pandemisë në prokurimet publike në vend.

Në 26 shkurt 2020 qeveria shqiptare amendoi ligjin për prokurimin publik duke i lejuar institucionet publike të kontraktojnë kompanitë pa tender publik nëse ato kompani mund të ofrojnë shërbimet dhe mallrat e kërkuara në raste nevojash urgjente (gjendje si pandemia).

buy xenical online buy xenical online generic

Vendimi për të shpallur të gjitha kontratat si “interesa thelbësore të shtetit”, shkaktoi paralajmërime për keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore, favorizim, dyshime korrupsioni dhe shkelje të interesit publik..

Z. Lutfi Dervishi, gazetar dhe pedagog i mirënjohur në Shqipëri. Z. Dervishi do të flasë rreth masave të qeverisë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe ndikimin e tyre në lirinë e shprehjes në vend.

buy ivermectin online buy ivermectin online generic

Z. Dervishi do të trajtojë po ashtu edhe problemin e përhapjes së konspiracioneve në media.

Pandemia shkaktoi edhe një përkeqësim të lirisë së shtypit në vend. Gazetarët nuk kishin asnjë kufizim lëvizjeje si shumica e qytetarëve gjatë izolimit kombëtar, megjithatë konferencat për shtyp nuk ishin të aksesueshme për ta. Si kudo tjetër, edhe Shqipëria u prek nga teoritë e konspiracionit gjatë pandemisë. Shqipëria vlerësohet si vendi me numrin më të madh të mbështetësve të teorive konspirative të COVID-19 në Ballkanin Perëndimor. Një çështje shqetësuese për Shqipërinë në këtë drejtim është se konspiracione të tilla u promovuan edhe në kanalet televizive të njohura, përveç mediave sociale dhe portaleve online..

Znj. Ardita Kolmarku, juriste dhe koordinatore projektesh e organizatës jofitimprurëse Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Znj. Kolmarku do të flasë rreth masave të qeverisë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe ndikimin e tyre në demokracinë e vendit.

Shqipëria ndërmori masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Masat e vendosura përfshinin, ndër të tjera, kufizim lëvizje, gjoba administrative për shkelje të kufizimit të lëvizjes, karantinë dhe kriminalizim të shkeljes së karantinës dhe infektimit të qëllimshëm, si dhe përdorimin e forcave policore dhe ushtarake për të zbatuar këto masa. Avokati i Popullit shprehu shqetësimin rreth pjesëmarrjes demokratike, lirinë e lëvizjes dhe tubimit, kufizimet në të drejtën e jetës familjare dhe privatësisë dhe promovoi në mënyrë proaktive parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit në lidhje me legjislacionin gjatë pandemisë..

Shkarko Programin

Details

Date:
March 23, 2023
Time:
10:30 am - 12:00 pm
Kategoria:

Venue

Hotel Rogner
Bulevardi Dëshmorët e Kombit
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map
View Venue Website